Çështja në lidhje me Krijuesin të fuqishmin dhe Madhërishmin

 

 

Çështja e parë: 

Mbi të pamurit e Allahut dhe qenien e Tij trupore (fizike).

 

Allahu i Lartësuar thotë në Kur'anin Fisnik: „Shikimet nuk arrijnë deri te ai.“ An'am, 103 ;

 

“Asgjë nuk i gjason atij.“ Shura, 11 

 

Kur Hz. Musau kërkoi ta shihte Allahun, mori përgjigjen: „Ti nuk mund të më shohësh mua...“ E'araf, 143

 

Ndaj si mund t'i pranoni hadithet e shënuara në Sahihët e Buhariut dhe Muslimit në të cilat Allahu i Lartësuar iu tregohet besimtarëve të Tij që e shohinsiç duket Hëna në natëne  14-të të muajit Shaban. (Sahihu i Buhariut, vëll. 7., fq. 205.; Sahihu i Muslimit, vëll. 1., fq. 112. )

Mandje edhe atë se Allahu zbret çdo natë në qiellin e botës sonë(Ibid., vëll. 2., fq. 47.), se Allahu e vendos këmbën e Tij në Xhehenem dhe Xhehenet dhe këshu ato mbushen. (Ibid., vëll. 8., fq. 187 dhe 178.)

 

Në hadithin tjetër thuhet se Allahu e zbulon nëngjurin e Tij që muminët të mund ta dallojnë (njohin), (Ibid., vëll. 8., fq. 182.; Sahihu i Muslimit, vëll. 1., fq. 115.), se Allahu qeshet, se Ai habitet, ose edhe se ai merr forma trupore dhe si i tillë ai lëviz dhe ndryshon pozitë. 

 

Po sipas këtyre transmetimeve ai ka dy duar, dy këmbë dhe pesë gishtërinjë, ashtu që qiejt i mbanë në gishtin e parë, Tokën në gishtin e dytë, drunjt në të tretin, ujin dhe tokën në të katërtin, ndërsa krijeat e tjera i mbanë në gishtin e pestë. 

(Sahihu i Buhariut, vëll. 7., fq. 33., Sahihu i Muslimit, vëll. 9., fq. 181.)

 

Mandej në to thuhet se Ai ka shtëpi në të cilën banon, ndërsa që Muhamedi s.a.v.a. të hyjë në të duhet kërkuar leje tri herë. (Sahihu i Buhariut, vëll. 8., fq. 183.)

 

Allahu i Alrtësuar është larg nga ajo që diçka t'i gjasoj dhe se Aifare nuk është i tillë çfarë i mvishet.

 

O Zotëruesi ynë, Pronar i famës dhe maddhështisë, i Pastër dhe i Shenjtë, te Ti kërkoj strehim nga përhkrimet e tilla dhe nga të prezentuarit Tëndë me veti njerëzore!

Qëndrimet e Imamëve të Ehli Bejtit për këtë çështje janë si në vijim: Llambat dhe Drita e Allahutnë errësirë do të thotë se Allahu i Lartësuar dhe fisnik është i pastër dhe i privuar nga çdo lloj trupëzimi, ngjashmërie,figurativitetit dhe forme dhe çfarëdo lloj redukimi në një hapësirë të caktuar. 

 

Për këtë çështje Imam Aliu a.s. thotë: 

 

„Faleminderimin ia kemi borx Allahut, famën e të cilit oratorët nuk mund ta shprehin, mirësitë e të cilit numrëuesit nuk mund t'i numërojnë, ndërkaq nuk mund t'i dalin hakut drejtësisë së Tij ata që përpiqen, të cilën guximi i arsyeshëm nuk  nuk mund ta vlerësoj, e as të kuptuarit e thelluar nuk mund ta arrijë, e as nuk e arrijnë të kuptuarit e thelluar. 

 

Atij – për vetitë e të cilit nuk ka kurrfar kufijsh, e as ndonjë përshkrim – nuk është i kufizuar në kohë e as që i është përcaktuar ndonjë afat. Ai ka krijuar botërat me gjithfuqishmërinë e Tij, i ka shpërndarë erërat e mëshirës së Tij, dhe se Tokën, e cila ishte dridhur, e përforcoi me male....

Kështu që kushdo që Allahut i përshkruan veti (cilësi), i përgjason diçka Atij, ndërsa kush i përgjason diçka Atij, e konsideron si dualitet, e kush e konsideron të tillë, pranon pjesë për Të (e pranon Atë si të ndashëm), ndërsa kush e përshkruan si të tillë, gabimisht e ka kuptuar, ndërkaq kush e kupton gabimisht  ai e shenjon Atë, ndërsa kush e shenjon Atë e kufizon Atë, ndërkaq kush e kufizon Atë e cakton me numër.

 

Kush thotë se në çka është Ai, thotë se ai është brenda diçkaj, e kush thotë në çka është Ai, thotë se ai nuk është edhe në diçka tjetërm, Ai është i tillë çfarë është, por jo përmes fenomenit të arritjes në qenësi. Ai është, por jo nga i paqenëmi. Ai është me të gjitha, por jo në afërsi trupore. Ai dallon nga gjithçka, por jo në dallueshmërinë lëndore. Ai vepron, por jo në kuptimin e lëvizjes  së sendeve. Ai sheh edhe atëherë kur nuk ka gjë për t'u dukur mes krijesave të Tij. Ai është vetëm Një, ashtu që nuk ka tjetër me të cilin Ai mun d të shoqërohet ose Ai të mos mund ta vërej në mungesën e tij.“ 

(Nehxhul-belaga, Fjalimi 1., fq. 51. Përkthim i Rusmir Mahmutqehajićit dhe Mehmedali Haxhiqit)

 

Këtu po e shfrytëzoj rastin t'i foj intelektualët e ri dhe hulumtuesit të fokusohen në këtë begati kolosale që Hz: Aliu kishte lënë pas vetes. Ligjërat të cilat më vonë u tubuan në „Nehdžul-belaga” (Shtegu i elokuencës). Ky është libri të cilit ia kalon asnjë libër tjetër përveç Kur'anit 

 

Megjithatë është për të ardhur keq se për shkak të mbetjeve dhe gjurmëve të propagandës së përhapur nga frika dhe të pengesave të imponuara nga ana e kalifëve Umajad dhe Abasid, ky libër me vlerë të jashtëzakonshme ka mbetur i panjohur për shumicën e njerëzve. As unë nuk e teproj nëse them se në Shtegun e elokuencës gjendjen shumë urti dhe këshilla të cilat kanë qenë të domosdoshme për njerëzit e të gjitha kohërave të mëparshme. Njohuritë mbi ahlakun, sociologjinë, ekonominë, kontribute të rëndësishme për hapësirën dhe teknologjitë, e gjithësesi edhe për filozofinë, mistikën, politikën dhe urtinë, e gjithë kjo gjendet aty. Personalisht këtë temë kam dashur ta ndriçoj me tezën time të doktoratës të cilën e kam paraqitur në Universitetin e Sorbonës, me theks të veçantë në katër tema të përzgjedhura nga “Shtegu i elokuencës” dhe të gjitha këto i kam ofruar për shqyrtim. Kështu e kam fituar titullin doktor i shkencave. Sa fat i mirë do të ishte nëse myslimanët do t’i kishin kushtuar vëmendje meritore “Shtegut të elokuencës” për t’i hulumtuar e shqyrtuar të gjitha këshillat dhe urtësitë atyshme, me ç’rast do të kishin konstatuar se aty është një det i pashtershëm në të cilin hulumtuesit vazhdimisht do të gjenin margaritarë dhe perla të çmuara.

 

Shënim: 

Ekziston një dallim i qartë midis dy akideve (besimeve): akidja e Ehli Sunetit vel-Xhematit e cila përmban në vete se Allahu është i një karakteri trupor dhe kështu sipas tyre Krijuesi Suprem ka një trup dhe formë që mund të shihet dhe përfshihet nga shikimi, dhe me këtë ata e imagjinojnë atë si një njeri, që zbret poshtë, që ka një apartament dhe një shtëpi ...., dhe aty është një numër krahasimesh të tjera të palogjikshme nga të cilat Allahui i Lartësuar është i pastër dhe larg prej tyre.

Akida e shiave pohon se Allahu është i pastër dhe pa asnjë karakteristikë fizike dhe trupore, dhe e mban qëndrimin se është e pamundur që Ai të shihet në këtë botë dhe në botën tjetër. Unë jam personalisht i bindur se nocioni i një vizioni fizik për Allahun, në të cilin beson Ehli Suneti, u mor nga hebrenjtë. Dhe kjo u bë gjatë kohës së sahabëve, kur në kohën e kalifit Omer ibn Hattab, hebreu Ka'b al-Ahbar përqafoi Islamin dhe filloi të propagandonte dhe përhapte besime të ngjashme, ndërsa disa sahabë naivë si Ebu Hurejra dhe Vehb ibn Munabibi ranë në kurthin e tij. Kjo është gjithashtu e qartë nga fakti se shumica e transmetimeve të tilla janë transmetuar nga Ebu Hurejra, siç është rasti me sahihët e Buharis dhe Muslimit.

 

Në diskutimet e mia të mëparshme, theksova se Ebu Hurejra nuk bëri dallim midis haditheve të Profetit dhe fjalimeve të Ka’b al Ahbar. Kjo ishte aq e theksuar saqë në një rast Omer ibn Hattabi personalisht e goditi atë me rastin e versionit të tij të hadithit se Allahu, xh.sh., krijoi qiejt dhe tokën në shtatë duke ia ndaluar transmetimin e haditheve në këtë temë.

Dhe përderisa Ehli Suneti këmbëngul në bindjet e tij se transmetimet në sahihët e Buhariut dhe Muslimit janë libra të besueshëm të hadithit, ndërsa Ebu Hurejren e konsiderojnë transmetuesin e parë dhe më të zgjedhurin, dhe deri sa nuk heqin dorë nga një pasim të tillë të verbër, nuk do të jenë në gjendje të ndryshojnë akiden e tij. Mënyra e vetme është që të drejtoheni te burimi i drejtë dhe i vërtetë i udhëzimit  Ehli Bejtit të të Dërguarit të Allahut, imamëve të tij dhe „portës së qytetit të diturisë“.Ehli Bejtit të Profetit, Imamëve të tij dhe "portave të qytetit të dijes".