Tefsiri i Kuranit Fisnik

Ky tefsir bën fjalë për shpjegimet dhe interpretimet e ajeteve që kanë zbritur në lidhje me Ehli Bejtin, duke i lavdëruar ata dhe duke i zhvleftësuar armiqtë e tyre. Kurani është interpretuar sipas renditjes së sotme. Kuranin po e fillojmë me suren “Hamd” ose si e quan popullata ndryshe “Fatiha”

Disa fjalë për autorin e librit:

I biri i Nexhimit, i biri i Abdullahut, Enis Emiri lindi në vitin 1965 në Antakia të Turqisë. Vendi i tij i qëndrimit në Turqi ishte Hataji, krahina Samandag, dhe tani jeton e punon jashtë vendit. Prej viteve të hershme të jetës së tij ka treguar interesim për të gjitha çështjet islame dhe filloi të hulumtojë brenda diametrit të tij. Ai u dha mbas hulumtimit dhe filloi që t’i studiojë çështjet në lidhje me Ehli Bejtin të cilët nuk janë shtjelluar më herët në vendin e tij. 

 Enis Emiri thotë:

“I falënderoj të gjithë të afërmit dhe shokët e mijë të cilët më kanë dhënë nxitje që të interesohem për çështjet që i përkasin fesë islame. Kërkoj nga Allahu mëshirë dhe mirëqenie për ata. E kam për obligim që ta falënderoj gjithë rrethinën time familjare për mirëkuptimin e tyre të treguar ndaj meje gjatë realizimit të këtij punimi, posaçërisht babanë, nënën, vëllezërit, motrat dhe bashkëshorten. Jam i hapur për ata që dëshirojnë që t’i preferojnë çështjet që duhet studiuar e hulumtuar në të ardhmen; dera ime është e hapur në çdo kohë për mendimet dhe pikëpamjet e juaja. Qëllimi i ynë është vetëm shpjegimi i çështjeve të panjohura ose, thënë më drejt, që kanë mbetur të fshehura deri më tani. Është i pafundmë respekti i ynë për vëllazërinë dhe ndërgjegjen e lirë në Turqi. 


Andaj, pyetini të diturit

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

Për dashuronjësit e Ehli Bejtit dhe gjithë lexuesit

Durimi deri në përkthimin e këtij libri në gjuhën shqipe solli edhe frytin e vet, meqë përkthimi përfundoi në Ditën e Ashurasë të këtij viti. 

Dashti Allahu që dhimbja dhe pikëllimi ynë për Dëshmorët e Ehli Bejtit, të rënë në Qerbela, të kurorëzohet me këtë kontribur modest, me të cilin synojmë të dëshmojmë se këto ndjenja burojnë nga dashuria ndaj njerëzve më fisnik, përmes të cilëve Allahu na dha shembullin më të mirë dhe më kuptimplotë se me çka na ka obliguar dhe çka pret nga ne. 

Kjo është një përpjekje shtesë për ta treguar të vërtetën e besimit dhe të traditës Profetike, duke i spastruar këto  nga gënjeshtrat, shpifjet dhe trillimet, të cilat njëherit janë bërë edhe pengesë në bashkimin e Ummetit në një qëllim të përbashkët, duke iu kthyer me tërë qenien Kuranit – Librit të Allahut të Mdhëruar dhe Ehli Bejtit a.s.

 

10.Muharrem.1444