Sureja Bakara 

 

 

Ajeti i parë i sures:

“Elif, Lam, Mim”

 

 

Një numër i madh i sureve fillojnë me shkronja dhe në lidhje me kuptimin e këtyre shkronjave ekzistojnë disa thashetheme. Por, sa i përket vërtetësisë së tyre, askush nuk ka dituri për to përveç Imamëve të Ehli Bejtit.

Imam Xhafer Sadiku thotë:

“Në shkronjat që janë të vendosura në fillim të sureve bën pjesë emri më i madh i Allahut të madhëruar. Këtë emër e di vetëm i Dërguari dhe Imamët e Ehli Bejtit. Kur të kërkohet diçka nga Allahu me atë emër, padyshim që do të pranohet lutja”.

 

Padyshim, që nuk është e drejtë që të nxjerrim kuptime të ndryshme nga këto shkronja dhe t’i habisim njerëzit. Se çka paraqesin këto shkronja e di vetëm i Dërguari (s.a.v.) dhe Imamët e Ehli Bejtit të tij. Ai që dëshiron të mësojë, mund të mësojë vetëm prej tyre.

Nga kjo mund të kuptojmë shumë lehtë për shkallën e vërtetësisë së tefsirëve që kanë shkruar të tjerët deri më sot apo i kanë mësuar nga të tjerët. Në lidhje me këtë, të përmendim rrëfimin për një grup të hebrenjve që kanë shkuar te Imam Aliu dhe i pari i tyre kishte thënë:

“Sipas llogarisë sonë kohëzgjatja e ymmetit të Muhamedit është 71 vite:

Elifi=1, Lam=30 dhe Mim=40. Shuma e tyre është 71”.

Kur e dëgjoi këtë Imam Aliu, tha:

“Po çka do të bëni me shumën e shkronjave tjera që gjenden në fillim të sureve, si p.sh Elif, Lam, Sad ose Elif, Lam, Ra dhe Elif, Lam, Mim, Ra?”.

 

Kur e dëgjuan këtë hebrenjtë u habitën dhe mbetëm me gojë të mbyllur. Atëherë, Imam Aliu vazhdoi:

Aq sa është shuma e këtyre numrave aq është edhe numri i rrugëve të devijuara që është shpikur nga ana e juaj dhe nëse them se jeni mallkuar aq herë sa është shuma e këtyre shkronjave, a do të pranoni këtë?”

I pari i tyre tha: “Ne nuk mund të pranojmë shumat e numrave ashtu si i llogarit ti”.

Imam Aliu tha: “Edhe unë do të pranojë vërtetësinë e asaj që jeni duke pohuar vetëm nëse më sillni ndonjë provë”.

I pari i hebrenjve tha: “Po ti a ke ndonjë provë për këtë që je duke pohuar”

Imam Aliu bëri me shenjë kah devetë dhe tha: “O devetë e hebrenjve! A jeni dëshmitar për atë që kam thënë?”.

Në atë moment, devetë filluan që të flasin:

“E ke thënë të vërtetën, o trashëgimtari i Muhamedit, Ali! Hebrenjtë kanë thënë të pavërtetën”.

Imam Aliu tha: “Këtë deve janë më të mbarë sesa hebrenjtë. O rrobat e hebrenjve! Bëhuni dëshmitar për Muhamedin dhe trashëgimtarin e tij”.

Rrobat e trupit të hebrenjve filluan që të flasin:

“Ke thënë të vërtetën, o Ali! Ne dëshmojmë se Muhamedi është i dërguari i Allahut dhe se ti je trashëgimtari i tij. Tërë respektin që e ka merituar Muhamedi, e meriton edhe ti të njëjtën dhe mbas Muhamedit nuk ka të dërguar”.

 

Kur i panë këto çudira (keramet), një pjesë e hebrenjve e pranuan Islamin aty për aty.

Fshehtësinë e shkronjave duhet që të kuptojmë nga çudirat që ka treguar Imam Aliu. njëjtë sikur që ka thënë Allahu i Madhëruar:

“Kur Ai dëshiron që të ndodhë ndonjë gjë, Ai vetëm thotë ‘Bëhu’ dhe ajo bëhet”.

 

Këtu kemi vetëm urdhrin ‘Bëhu’. Mos të harrojmë se ky urdhër përbëhet prej shkronjave të ‘Bëhu’-së. Shkronjat kanë luajtur rolin më të madh për njerëzit gjatë historisë. Shkronjat e thjeshta e kanë siguruar marrëveshjen në mes njerëzve. Në gjuhën arabe, çdo shkronjë ka një vlerë në numër, gjegjësisht mund të paraqitet përmes një numri. Këtu kemi të bëjmë me diturinë e quajtur Ebxhed që e bën llogaritjen e ndonjë fjale apo fjalie duke i shndërruar shkronjat në numra. Këtu nuk duam që të flasim për këtë dituri por askush nuk mund të mohojë ekzistimin e saj dhe çdokush nuk mund të përfitojë nga kjo dituri. Kjo është një dituri e thellë dhe ata që nuk dinë që të notojnë, do të mbyten në të. Ne vetëm po e përcjellim atë që kemi dëgjuar prej Imamëve të Ehli Bejtit.

 

 

Ajeti 2 i sures

“Ky është një libër në të cilin nuk ka dyshim. Është udhëzues për të devotshmit”.

 

 

Libri që përmendet këtu  nuk mund të mendohet që të jetë diçka tjetër përpos Kuranit. Ndërsa, në tevil, në lidhje me kuptimin e librit, Imam Xhafer Sadiku thotë:

“Libri në të cilin nuk ka dyshim është Urdhëruesi i Besimtarëve, Aliu”

Ndërsa, në një vend tjetër thotë: 

“Të devotshmit janë ithtarët e Imam Aliut. Për ata ka shpjegim nga Imami”

 

Dëshirojmë që të paraqesim dëshmi se ky tevil nuk është i gabuar ose që kemi gabuar kur kemi thënë se është e mundur një gjë e tillë. Ne nuk dyshojmë se libri më i madh është njeriu. Sigurisht që në Kuran nuk ka dyshim por te njeriu ka dyshim. Përkundër kësaj, te Imam Aliu nuk ka dyshim. Së fundi, ai është Kurani Natik (Kurani që flet). Ai është Imami shpjegues brenda ymmetit. Në suren e Jasinit shkruan: “Ne kemi numëruar gjithçka te imami shpjegues”.

 

Nëpër librat e tefsirit mund të lexojmë se imami shpjegues është Kurani. Por, sipas rrëfimeve të Imamëve të Ehli Bejtit, ai libër është Imam Aliu. Edhe vetë arabët që e kanë gjuhën amtare arabishten nuk e dinë tërë kuptimin e Kuranit. E për turqit mund të mendojmë se sa të dobët janë në këtë drejtim. Kur kemi të bëjmë me librin dhe për një imam shpjegues, padyshim që çdokush mund të kuptojë se është fjala për Kuranin.

 

Sipas rrëfimeve të sakta, gjatë fjalimit lamtumirës, i Dërguari (s.a.v.) ka lënë amanet Kuranin dhe Ehli Bejtin si plotësues të njëri tjetrit dhe kjo mund të jetë si dëshmia më e madhe për të vërtetuar atë që kemi thënë më lart. I Dërguari (s.a.v.) ka ditur shumë mirë se çka do të ndodhë mbas tij. Ne nuk dyshojmë që ndikimi i një imami që flet është shumë më i madh. Sepse, sikur të mos ishin imamët e Ehli Bejtit në dorën tonë nuk do të kishte mbetur aq shumë prej Kuranit. Renditja e Kuranit është ndryshuar aq shumë sa që është bërë shumë e vështirë kuptimi i disa çështjeve. Sa i përket ithtarëve të Imam Aliut, duhet që të pranojmë se ata janë të devotshmit në kuptimin e vërtetë të fjalës. Sepse, askush tjetër përveç tyre nuk është lidhur për Imam Aliun dhe nuk ka pranuar dituri dhe irfan prej tij.

 

I Dërguari (s.a.v.) duke e vendosur dorën e tij te shpina e Selman Farisiut bëri me shenjë kah Imam Aliu, që ishte duke dalë jashtë, dhe tha: “Ky dhe ithtarët e tij janë të udhëzuar e të shpëtuar”.

 

Në një fjalim, Imam Aliu a.s e përshkruan veten dhe ky fjalim përmban përplot kuptime të thella: 

 

“Te unë janë çelësat e të padukshmes që, mbas të Dërguarit nuk mund t’i dijë askush tjetër përveç meje!

Unë jam Zul Karnejni që është përmendur në Suhufin e parë!

Unë jam pronari i unazës së Sylejmanit, të birit të Davudit!

Unë jam i afërmi i punëve të bukura;

unë jam pronari i vendqëndrimit të Siratit dhe i Ditës së Kiametit;

unë jam ai që e ndan Xhehenemin dhe Xhenetin;

unë jam Ademi i parë; unë jam Nuhu i parë;

unë jam dëshmia (ajeti) e Xhabbarit (Xhele Xhelaluhu);

unë jam fshehtësia e hakikatit;

unë jam gjelbëruesi i drunjve;

unë jam forcuesi dhe zhvilluesi i pemëve;

unë jam nxjerrësi i ujërave nga toka;

unë jam rrjedhësi i lumenjve;

unë jam mbajtësi i diturive në një vend;

unë jam mali i lartë i urtësisë;

unë jam urdhëruesi i besimtarëve (emirel muminin);

unë jam dituria e vërtetë që nuk ka dyshim;

unë jam dëshmia e Allahut në qiej dhe në dy toka;

unë jam vetëtima dhe tërmeti që e dridh tokën;

unë jam thirrja që do të vijë me të vërtetën;

unë jam ajo kohë që do të vijë padyshim dhe që do të përgënjeshtrohet kur të arrijë;

unë jam një libër brenda të cilit nuk ka asnjë dyshim;

unë jam emrat e bukur të cilët Allahu ua ka urdhëruar njerëzve që të bëjnë lutje;

unë jam ajo dritë nga e cila ka përfituar Musa;

unë jam pronari i Surit;

unë jam nxjerrësi i atyre që janë të shtrirë nëpër varreza;

unë jam pronari i ringjalljes në Ditën e Gjykimit;

unë jam shpëtuesi dhe pronari i Nuhut;

unë jam fshehtësia e atij që i ka folur Musës;

unë jam ai që i flet shpirtrave në botën e të padukshmes;

unë jam urdhri i përjetshëm dhe i përhershëm;

unë jam i afërmi i të vërtetës;

të mijat janë të gjitha krijesat;

unë jam ai të cilit do t’i kthehen të gjitha llogaritë e krijesave dhe i cili do ta mbajë fjalën e dhënë;

unë jam ai të cilit i janë përcjellë të gjitha urdhrat e krijesave;

unë jam kalifi i krijuar i Allahut;

unë jam fshehtësia e Allahut në qytetet e tyre dhe dëshmia e Tij mbi robërit;

unë jam urdhri i Allahut gjegjësisht, kuptimi i ajetit: Ty të pyesin për shpirtin.

Thuaj: Shpirti është prej urdhrit të Allahut;

unë jam ai që i mban të qëndrueshëm malet e lartësuara dhe që e nxjerrë ujin prej tokës dhe që i shpërndan nëpër tokë;

unë jam ai që i mbjell pemët dhe i nxjerrë frytet e ndryshme prej tyre;

unë jam zotëruesi i të gjitha fuqive;

unë jam ringjallësi i të vdekurve;

unë jam zbritësi i shiut;

unë jam ai që ia jep dritë diellit, hënës dhe yjeve;

unë jam kryetari i Ditës së Kiametit;

unë jam iniciuesi i Ditës së Kiametit;

unë jam ai të cilit i është bërë obligim nënshtrimi nga ana e Allahut;

unë jam i gjallë përjetësisht, që nuk vdes, edhe nëse vdes nuk do të jem i vdekur kurrë;

unë jam sekreti i Allahut që ka mbetur i fshehtë;

unë jam ai që është i informuar për çdo gjë që ka ndodhur dhe që do të ndodhë;

unë jam namazi dhe agjërimi i besimtarëve;

unë jam zotëruesi i temave të tregimeve jetësore dhe të lavdeve;

unë jam zotëruesi i yjeve; unë jam dënimi i Allahut që shkakton dhimbje;

unë jam shkatërruesi i parë i zullumqarëve të fuqishëm; unë i shkatërroj dhe i krijoj shtetet;

unë jam zotëruesi i fatkeqësive dhe i dridhjeve të ashpra të tokës;

unë jam zotëruesi i zënies së Diellit dhe të shembjeve të tokës;

unë jam derdhësi i gjakut të faraonëve përmes shpatës sime;

unë jam ai për të cilën Allahu ka urdhëruar në Kalu Bela që t’i nënshtrohet urdhrit të tij;

kur jam shfaqur mua më përgënjeshtruan dhe në lidhje me këtë gjendje Allahu i Madhëruar ka thënë:

Kur erdhi ai, nuk e njohën atë dhe përmes këtij përgënjeshtrimi ata devijuan kah mosbesimi (ajet);

unë jam drita (nur) e dritave;

unë jam mbajtësi i Arshit bashkë me ata që janë të pastër;

unë jam pronari i librave të mëhershëm;

unë jam dera e Allahut, kush e mohon këtë, nuk do të mund të hyjë në Xhenet përmes asaj dere;

unë jam ai në shtratin e të cilit engjëjt janë mbledhur në turma;

unë jam personi që është i njohur në të gjitha pjesët e sipërfaqes së tokës;

unë jam ai për të cilin dielli është kthyer mbrapa dy herë; 

unë jam ai që ka qenë me Resulullahin (S.M.) në dy kible dhe në dhënien e zotimit;

unë jam pronari i luftërave të Bedrit dhe të Hunejnit;

unë jam mali i Turit;

unë jam shkruar në faqe dhe jam libri i publikuar;

unë jam deti që valëvitet dhe përmbyt;

unë jam Bejtul Mamuri (një vendi që ndodhet në qiellin e shtatë);

unë jam ai që i ka bërë thirrje njerëzve që t’i binden Allahut, një pjesë e njerëzve e mohuan këtë thirrje dhe u shndërruan në kafshë ndërsa një pjesë e njerëzve e pranuan thirrjen dhe si kundërshpërblim ata u falën dhe u dërguan përpara të gjithëve; unë jam ai që i ka në dorë çelësat e xhenetit dhe të xhehenemit;

unë jam bashkë me Resulullahun (S.M.) në tokë dhe në qiell;

unë jam lavdëruar para se të ketë lëvizur ndonjë shpirt dhe të frymojë ndonjë frymor;

unë jam pronari i shekujve të parë; unë jam ai që hesht ndërsa Muhamedi është ai që fol;

unë jam ai që e kaloi Musën nëpër det dhe që i përmbyti ushtarët e Faraonit në det;

unë jam ai që i di pëshpëritjet e kafshëve dhe gjuhën e zogjve;

unë jam ai që i shëtit shtatë katet e qiellit dhe dy katet e tokës sa hap e mbyll sytë;

unë jam gjuha e Isës me të cilën ka folur në djep; mbrapa meje Isa do të falet;

unë jam ai që lëviz brenda Surit sipas dëshirës së Allahut;

unë jam feneri i rrugës së udhëzimit;

unë jam çelësi i devotshmërisë;

unë jam fundi dhe fillimi;

unë jam ai që i sheh veprat e robërve;

unë jam rojtari i qiejve dhe i tokës, sipas urdhrit të Zotit të botëve;

unë jam ai që gjykon sipas drejtësisë;

unë jam respektuesi dhe zbatuesi i normave të fesë;

unë jam ai, veprat e të cilëve do të pranohen vetëm nëse janë të lidhur për velajetin tim dhe do të pranohen vetëm ato punë që fillojnë me dashurinë time;

unë jam ai që është i informuar për rrjedhën e gjithësisë;

me lejen e Allahut, unë jam pronari i shiut të cilin e zbret Mikaili (a.s.) dhe i pluhurit që e frynë;

unë jam ai që ka vdekur dy herë dhe është ringjallur dy herë;

unë jam ai që mund të shfaqet në cilëndo formë që dëshiroj;

unë jam ai që i numëroj krijesat, sado që të jenë të shumtë në numër;

unë jam ai që i jep llogaritë e tyre, sado që të jenë të shumtë në numër;

unë jam ai që i kam njëmijë librat e zbritura ndaj të dërguarve;

unë jam ai, velajetin e të cilit e kanë mohuar njëmijë ymmete dhe të gjithë janë shndërruar në kafshë;

unë jam ai që është përmendur në fillimin e kohës dhe që do të paraqitet në fundin e kohës;

unë jam ai që do t’i nxjerr nga zullumqarët e tiranët nga vendet e tyre dhe që do të kërkoj llogari prej tyre;

unë jam ai që do të dënoj ashpër Jausin, Jaukin dhe Nusrin (emrat e idhujve gjatë kohës së xhahilijetit. Imami i ka përmendur simbolikisht emrat e tre kundërshtarëve të kohës së tij);

unë jam ai që flet në çdo gjuhë; unë jam dëshmitari i të gjitha veprave të krijesave në lindje dhe në perëndim; unë ai që është bërë Muhamed dhe që Muhamedi është bërë unë;

unë jam ai kuptim që nuk ka nevojë për emër dhe që nuk e prek dyshimi; unë jam dera e shpëtimit dhe ai që është La havle ve la kuvete il-la bil-lahil alij ul Adhim”,

Ky fjalim është marrë nga libri “Lavami’un Nuranije” i autorit Sejjid Hashim el Behrani. 

 

Është shumë e natyrshme se do të tremben e zmbrapsen ata që nuk kanë dëgjuar asgjë për Ehli Bejtin deri më tani. Madje, është mjaft normale që këtë fjalim ta vështrojnë edhe si një fjalë të shirkut, e që buron prej paditurisë së tyre. Padyshim që fjalët e Imamit janë të vërteta dhe vetë e vërteta, sepse e vërteta vjen nga ai që është i drejtë. Resulullahu (s.a.v.) ka thënë: “Aliu është me të hakun dhe haku është me Aliun."

Këta të dy nuk do të ndahen asnjëherë njëra prej tjetrës deri në ditën e Kiametit”. Vetë Imam Aliu (a.s.) është libri brenda të cilit nuk ka asnjë dyshim. Së fundi, ekzistenca e çdo gjësendi është prej tij. Matanë tij nuk ekziston asnjë libër tjetër. Tani do t’ju përcjellim fjalët e hz Mevlana Xhemaludin Rumiut me titull “Na’ti Ali” nga vepra e tij “Divani Kebir”:

 

“Ai është Imami shpjegues, veliu (i afërmi) i Allahut dhe dielli i ekzistimit të Ehli Safasë. Esenca e këtij Imami qëndron në tokë, qiell, hapësirë dhe në kohë bashkë me të vërtetën, dhe është e obligueshme që të përshkruhet me pastërti të brendshme e të jashtme. Sepse, ai ka shpëtuar nga pabesimi dhe dyfytyrësia, ai është i pastër.

Vendbanimi i tij është bota e tevhidit. Ai qëndron jashtë prej atributeve (sifat) botërore dhe njerëzore. Ai ishte sikur hakikati dhe shpirti i njeriut. Gjithçka është e kalueshme, por shpirti jeton dhe nuk vdes. Lëvizja e tij është prej ekzistencës së përhershme nga brendësia e tij.

Ai rrotullohet përreth të përhershmes (baki), ai është i përhershëm (baki) sikur esenca (zat) e krijuesit të krijesave. Përshkrimi (vasif) i Aliut është prej atributit (sifat) të lartësuar të Hakut. Përndryshe, atributet nuk janë të ndarë prej esencës (Zat), ato janë të ngjitur për esencën e Allahut.

A nuk ke dëgjuar për thesarin e fshehtë të Lahutit- ky është ai. Sepse, ai është Aliu, prej Hakut të lartësuar. Hikmetin (urtësinë, arsyen, misterin, filozofinë, kuptimin e brendshëm) e Hakut nuk mund ta dijë askush përveç tij. Sepse, ai është hakim (i urti) dhe është i njoftuar për çdo gjë.

Ai ishte i pari, që nuk kishte fillim, dhe i fundit do të jetë ai.

Ai ishte që i ndihmonte të dërguarve. Syri i evlijave me të cilin shohin me të vërtetë është ai. Prej shkëlqimit të dritës (nur) së fytyrës së tij u krijua një diell. Ai është me hakun, prej tij shihet haku dhe ai hak është i përjetshëm. Dheu i Ademit u krijua prej dritës (nur) së tij.

Për këtë arsye, u bë kurora e engjëjve. Emrat e Allahut bëheshin të qarta prej tij. Ademi i kuptoi të gjitha falë diturisë së pastër e të lartësuar të Imamit. Engjëjt kanë rënë në sexhde përpara tij falë asaj që nuri i tij ishte nuri i vetëm i Krijuesit. Po, sigurisht që Ademi i ka ditur të gjitha emrat e Allahut përmes nurit të Imamit. Shiti e pa te vetja nurin e Aliut dhe e mësoi alemin e lartësuar. Nuhu, përderisa e lartësoi veten në shkallë të larta, atë çka kërkonte e gjente tek ai.

Prapë, prej tij është që Nuhu e gjeti shpëtimin nga përmbysja dhe fatkeqësia. Pejgamberi Halil Ibrahimi e përmendi atë me miqësi dhe zjarri iu bë atij kopsht me lule. Zjarri i Nemrudit iu bë mikut të Allahut trëndafil e tulipan. Ishte ai edhe atëherë kur me dëshirë ia bëri kurban Ismailit delen e tij. Jusufi kur e përmendi atë në pus, e gjeti fronin e stolisur të udhëheqjes. Jakubi e mori errën e Jusufit përpara tij dhe iu hapën sytë. Djali i Imranit, Musa, e pa nurin e tij dhe mbeti i entuziazmuar gjatë netëve të gjata. Dyzet net nuk ishte në vete dhe iu lëshua kënaqësisë së takimit. Pastaj, tha: “O Zot! Më jep një shenjë prej kësaj mirësie”. Haku i tha atij: “Ja po ta japi dorën me nur”.

Prapë, dhënia e Aliut është që iu bë shoqërues Mejremes dhe Isa erdhi në ekzistencë. Në sheriat, ai është dera e qytetit të diturisë. Në hakikat, ai është lidhja në mes dy botëve. Ai e pa fshehtësinë e Muhamedit (s.a.v.) kur ai, sulltani i dy botëve, gjendej në haremin e takimit në natën e afërsisë ndaj Hakut (miraxhit). Fjalimin e Aliut e dëgjoi prej Aliut. Në atë vend ku takohet me Aliun, tjetri nuk mund të gjendet.

Ata që shkuan në rrugën e Allahut ishin kërkuesit, ata e kërkonin Aliun. Folësit flasin dhe heshtin, por ai nuk hesht, ai flet. Dituria e përhershme është shkëlqyer e parë në gjoksin e tij. Ai e ka ditur hakikatin e fshehtësisë që është shpallur dhe ai ua ka bërë të ditur të tjerëve. Resulullahu u foli me zë të lartë: Aliu është lideri juaj në rrugën e Allahut. Të sinqertët ia kanë kthyer fytyrën kah ai. Sepse, ai është shahu, treguesi i rrugës së drejtë, zotëria!!! Ai ka qenë fshehtësia e të gjithë të dërguarve. Xhenabi Mustafa ka thënë: Aliu ka qenë me mua haptas! Ai ishte i pari dhe i fundit në fe...

I përmenda këto ashtu që të kuptosh kuptimin e thellë të kësaj zgjuarsie dhe ta arrish pozitën e lartë të velajetit. Të kesh plotësisht të qartë se ky është më i larti me hak. O zotëri! Mos u fjalos me mua kot! Kjo është kështu. Ky është hakikati, ne të gjithë jemi atome, ai është dielli. Ne të gjithë jemi pika, ai është deti.

O Shemsedin! Mbasi që je i dashuruar (në Allah), flijoje zemrën tënde për Mevlanën në dashuri ashtu që të bashkohet me të dashurin dhe që të bëhesh udhëzuesi i arritjes në dashuri!!!”

 

Ky fjalim lavdërues i Mevlanës është shtypur nga Ministria e Arsimit në librin me titull “Pjesë të zgjedhura nga Divani Kebiri” në vitin 1989 nga ana e Shtëpisë Botuese të Ministrisë së Arsimit dhe është vënë në shitje nëpër libraritë e Ministrisë së Arsimit. Dhe botimi i saj vazhdon përafërsisht për çdo vjet.

 

Ne nuk dëshirojmë që të themi asgjë tjetër veçse ata që dëshirojnë dituri dhe irfan, nuk duhet që të çuditen nga Imam Aliu. Sepse, e vërteta është e qartë, kush dëshiron mund të mbahet për të dhe kush nuk dëshiron qëndron larg.

Allahu i madhëruar thotë: 

“Ne ua kemi prezantuar të vërtetën, kush dëshiron rrugën e drejtë do të shpëtojë dhe kush nuk dëshiron do të devijojë dhe do të shkatërrohet”.

“I Dërguari ka për detyrë vetëm t’ju komunikojë”.

 

 

Ajetet 8-13 të kësaj sureje

“Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar Allahut dhe ditës së fundit, po në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen ta mashtrojnë Allahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, dhe ata nuk e hetojnë. Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e Allahu ua shton sëmundjen edhe më shumë, dhe për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm. E kur atyre u thuhet: ‘Mos e prishni rendin në tokë’! Ata thonë: ‘Ne vetëm mbajmë rendin!’ Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë. Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit, ata thonë: ‘A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?’ Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë”.

 

 

Tefsiri i Imam Musa Kazimit në lidhje me këto ajete është ky:

Në ditën e Gadir Humit, kur i Dërguari (s.a.v.) ua bëri me dije ymmetit për kalifatin dhe imamatin e Imam Aliut, tha:

“O njerëz! Më tregoni se kush jam unë”.

Ata thanë: “Ti je djali i Abdullahut, djalit të Abdulmuttalibit, djalit të Hashimit, djalit të Abdu Menafit”.

I Dërguari (s.a.v.) pyeti edhe një herë: “A jam unë më i afërmi juaj dhe më i afërmi sesa vetë ju”.

Ata iu përgjigjën: “Po, ashtu është, o Resulullah”.

Atëherë, i Dërguari (s.a.v.) e çoi kokën kah qielli dhe e përsëriti tri herë: “O Allahu im, bëhu dëshmitar! Udhëheqësi (mevla) i kujt jam dhe më i afërmi se nefsi i të cilit jam, edhe Aliu është udhëheqësi i tij dhe më i afërmi se nefsi i tij. O Allahu im! Dashuroje atë që dashuron dhe e pranon Aliun dhe urreje atë që e urren Aliun. Ndihmoje atë që i ndihmon Aliut dhe nënçmoje atë që e nënçmon Aliun”.

Pastaj, u drejtua kah Ebu Bekri dhe i tha: “O Ebu Bekir! Qohu në këmbë dhe jepja betimin (beat) Urdhëruesit të Besimtarëve, Aliut”.

Ebu Bekri ia dha betimin dhe mbas tij edhe të tjerët e bënë të njëjtën. Ymer bin Hattabi u ngrit në këmbë dhe i tha Urdhëruesit të Besimtarëve, Imam Aliut:

“Urime për ty, urime për ty o djali i Ebu Talibit! Sot ej bërë udhëheqësi im, dhe i tërë besimtarëve e besimtareve”.

 

Të gjithë ia dhanë betimin dhe i premtuan se do të mbesin besnik ndaj këtij betimi dhe pastaj u shpërndanë. Më vonë, nëntë persona nga Ensarët dhe Muhaxhirët që ia kishin dhënë betimin, u mblodhën fshehtas dhe u morën vesh në mes veti në këtë mënyrë:

“Nëse i bëhet diçka Muhamedit apo vdes, sigurisht që nuk do t’ia lëmë kalifatin Aliut!”.

 

Allahu i Madhëruar e ka ditur nijetin e këtyre mynafikëve. Këta mynafikë erdhën te prezenca e Resulullahut (s.a.v.) dhe i thanë: “Me të vërtetë, ke emëruar një kalif që do të na mbrojë prej zullumqarëve dhe të padrejtëve”.

Allahu i Madhëruar ia bëri me dije Resulullahut (s.a.v.) se nuk janë duke e shprehur atë që kanë në zemrat e tyre madje, janë duke u marrë me punë me të cilët do të jenë në armiqësi me Resulullahun (s.a.v.) dhe Aliun:

“O Muhamed! Ata që të thonë se i kanë besuar Allahut dhe ditës së fundit, në realitet ata nuk kanë besuar. Ata janë duke tentuar që të vrasin ty dhe Aliun, që e ke lënë si kalif e imam të tyre”.

 

Kur e morri lajmin e nijetit të këtyre mynafikëve, Resulullahu (s.a.v.) i thirri dhe i turpëroi ata. Njëri (Ebu Bekri) nga mesi i tyre tha:

“O Resulullah! Betohem në Allah që jam duke u përmbajtur për betimin tim aq shumë sa që nuk jam përmbajtur për asgjë tjetër më tepër, dhe shpresoj që të fitoj një vend prej më të mirave në Xhenet për shkak të besnikërisë sime ndaj këtij premtimi”.

 

I dyti prej tyre (Ymeri) tha:

“U flijofshin për ty nëna dhe babai im, o Resulullah! Betohem në Allah se kam shpëtuar prej zjarrit të Xhehenemit dhe e di që kjo do të realizohet vetëm duke u kapur fort për betimin tim. Sikur të më kishin dhënë xhevahir aq sa është distanca në mes tokës dhe qiellit, kurrë nuk do të kisha hequr dorë nga betimi im”.

 

I treti (Osmani) prej tyre tha:

“”O Resulullah! Betohem në Allah se jam aq i lumtur për shkak të premtimit të dhënë sa që sikur të kisha marrë përsipër mëkatet e tërë njerëzve mbi sipërfaqen e tokës, të gjitha do të ishin fshirë nga ana e Allahut për shkak të premtimit tim që ia kam dhënë Aliut”.

 

Këta tre persona dhe të tjerët që ishin prezent kanë deklaruar se nuk do ta tradhtojnë asnjëherë Imam Aliun, do të mbesin besnik ndaj betimit të dhënë dhe se janë duke gënjyer ata që e thonë të kundërtën. Mbasi që i dëgjoi betimet dhe mallkimet dhe tyre, Allahu i madhëruar shpalli:

Ata që thonë: “Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar Allahut dhe ditës së fundit, po në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen ta mashtrojnë Allahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, dhe ata nuk e hetojnë. Ata nuk e dinë se do të mallkohen në këtë dhe në botën tjetër  për shkak të veprave të tyre nga ana e robërve më të mbarë. Ata do t’i nënshtrohen dënimit më të ashpër në ditën e Kiametit”.

 

Imam Musa Kazimi vazhdoi:

“Në dukje, Resulullahu e pranoi arsyetimet e tyre por gjendjen e tyre të vërtetë ua la llogarisë së Allahut në Ditën e Kiametit. Xhebraili (a.s) zbriti dhe i tha të Dërguarit (s.a.v.):

“Allahu i Madhëruar të dërgon përshëndetje dhe thotë: Atyre mynafikëve, që zemrat e tyre e mohojnë ndërsa nga jashtë e pranojnë betimin, shpjegoji kerametet e Aliut ashtu që të mund të shohin me sytë e tyre se mbas teje vetëm ai mund të bëhet kalif. Tregoju atyre se si toka, malet, qiejt dhe të gjitha krijesat tjera i nënshtrohen Aliut! Le të dinë se Aliu nuk është në nevojë për betimin e tyre dhe se dënimi i tyre është në dorën, urtësinë dhe në maturinë e Allahut”.

 

Atëherë, Resulullahu e thirri Imam Aliun dhe ata mynafikë që u përmendën më lart, dhe iu drejtua në këtë mënyrë:

“O Ali! Allahu i Madhëruar ka urdhëruar që ky popull të nënshtrohet ty dhe që të ndihmojnë e shërbejnë në çdo çështje. Nëse të nënshtrohen dhe të vihen në dispozicion, sa të lumtur do të jenë duke qëndruar në Xhenet dhe duke i shfrytëzuar begatitë e tij, por nëse të kundërshtojnë ty, padyshim që vendi i tyre do të jetë dënimi i përhershëm dhe i rëndë i Xhehenemit”.

 

Pastaj, i Dërguari (s.a.v.) iu drejtua mynafikëve që ishin afër tij:

“Dijeni që nëse i nënshtroheni Aliut, do të jeni të lumtur dhe nëse e kundërshtoni do të jeni fatkeq. Allahu i Madhëruar gjithmonë ia ka bërë me dije Aliut për gjendjen tuaj kundrejt tij”.

 

Pasta, iu drejtua Imam Aliut:

“O Ali! Për hakun e Muhamedit dhe të Ehli Bejtit të pastër, ti je zotëria (sejjid) e Ehli Bejtit mbas të Dërguarit. Kërko çkado që të dëshirosh nga Allahu ashtu që këta që janë prezent të mund të shohin”.

 

Imam Aliu iu lut një mali afër tyre për hakun e Ehli Bejtit dhe mali shndërrua në argjend, dhe tha:

“O Ali! O trashëgimtari i Resulullahut! Allahu na ka urdhëruar që t’i bindemi urdhrit tënd. Ne jemi të gatshëm që t’i përmbushin të gjitha urdhrat e tua. Kurdoherë që të na urdhërosh ne jemi të gatshëm që të përgjigjemi”.

 

Pastaj, malet u shndërruan në arë dhe e përsëritën fjalën e njëjtë dhe kështu vazhdoi duke u shndërruar edhe në stoli tjera të çmuara dhe duke e shprehur nënshtrimin ndaj Imam Aliut. Mbas kësaj, i Dërguari (s.a.v.) iu drejtua Imam Aliut:

“O Ali! Lutu Allahut që drurët e këtij mali të shndërrohen në ushtar dhe gurët e tij në kafshë të egra”.

 

Imam Aliu e filloi lutjen dhe çdo drurë dhe gurë i malit u shndërrua në ushtar e kafshë të egër dhe të gjithë së bashku filluan që të flasin:

“O Ali! O trashëgimtari i Resulullahut! Allahu na ka urdhëruar që t’i bindemi urdhrit tënd. Kurdoherë që të na urdhërosh ne jemi të gatshëm që të përgjigjemi.

O Ali! Lavdi për ty është aq i madh te Allahu sa që sikur të kishe dëshiruar që Allahu ta shndërrojë tërë tokën në një torbë dhe që ta japi ty, ose qiellin ta zbres në tokë, ose tokën ta lartësojë në qiell, ose ujërat e detit të shndërrohen në pije dhe parfume të ndryshme, ose toka të bëhet det apo deti të bëhet tokë, padyshim që lutja jote do të përmbushej.

Ti mos u dëshpëro për shkak të mohimit të këtyre mynafikëve kundërshtar dhe zullumqar. Në këtë gjendje në të cilën janë në këtë botë ata janë sikur një hiq. Këta nuk do të mbesin shumë në këtë botë dhe së shpejti do të vijë dita e dhënies së llogarisë. O Ali! Ai që i ka lënë për më vonë dhënien e llogarisë së Faraonit, Nemrudit dhe të gjithë të padëgjueshmëve të tjerë në krye me Iblisin, po Ai ka lënë për më vonë edhe dhënien e llogarisë së pabesimit dhe veprave të këqija të tyre.

Ti dhe ata jeni krijuar për një botë të përhershme dhe jo për të përkohshmen.

Të gjithë do të kaloni prej një bote në botën tjetër dhe Allahu nuk ka aspak nevojë për ata që i fusin të këqijat në zemrat e njerëzve. Ai vetëm dëshiroi që t’ua bëjë me dije atyre për të drejtën tënde mbi ata dhe për virtytet e tua. Sikur të kishte dashur Allahu, këta mynafikë do t’i kishte udhëzuar në rrugën e drejtë”. Kur i dëgjuan këto fjalë mynafikët, Allahu ua shtoi sëmundjet e zemrave të tyre dhe tha: “Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e Allahu ua shton sëmundjen edhe më shumë, dhe për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm”.

 

Imam Musa Kazimi vazhdoi:

Kur u thuhet këtyre që nuk e kanë mbajtur betimin e dhënë ndaj Imam Aliut dhe që e kanë të dobët imanin e tyre që të mos e prishin rendin në tokë, ata thonë ‘Ne vetëm mbajmë rendin)!’. Në të vërtetë, ata thoshin kështu:

“Nga pamja e jashtme, ne jemi të lidhur për fenë e Muhamedit. Por, ne jemi njerëz të lirë, ne nuk mund ta poshtërojmë nefsin tonë dhe ta pranojmë djalin e axhës së tij, Aliun, të cilin e ka caktuar si udhëheqës”.

 

Kur u thuhet atyre që e kanë prishur zotimin:

“Besoni (sinqerisht të Dërguarit dhe Aliut, i cili është caktuar si kalif i të dërguarit) sikur që besojnë njerëzit tjerë (si p.sh Selma Farisiu dhe të tjerë që mbas të Dërguarit (s.a.v.) ishin të gatshëm t’i flijojnë jetët e tyre për Imam Aliun). Ata thanë ‘A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit, pra sikur që besuan Selmani, Mikdadi, Ebu Zerri dhe Ammar bin Jaseri.

 

Në vazhdim, Allahu ka thënë në shpalljen e Tij:

“Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë”.

Pra, ata nuk duan që të besojnë se i Dërguari (s.a.v.) e ka caktuar, sipas urdhrit të Allahut, Imam Aliun për Imam dhe Kalif të ymmetit dhe ata nuk kuptojnë se vetë janë mendjelehtit.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajeteve 14-15

“E kur i takojnë ata që besuan thonë: “Ne kemi besuar!”. Por kur veçohen me shejtanët e vet u thonë: “Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur”. Allahu i ndëshkon talljet e tyre, duke i lënë të bredhin edhe më shumë në mosbesimin e tyre”.

 

 

Imam Musa el Kazimi ka thënë:

“Kur takoheshin mynafikët me Selmanin, Mikdadin, Ebu Zerrin dhe Ammar Jesirin, thoshin ne besojmë sikur ju. Por, kur takoheshin në mes veti mynafikët dhe jobesimtarët, thoshin se jemi prej juve dhe se vetëm po tallemi me besimtarët. Për shkak të veprimit të këtillë, Allahu i Madhëruar do t’ua tregojë atyre dënimin e Xhehenemit dhe besimtarët do të tallen me ata. Ndërsa, dënimi i mynafikëve në këtë botë është se besimtarët i mallkojnë në çdo çast."

 

 

Ajeti 21

“O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush, ashtu që të jeni të devotshëm”.

 

 

Imam Zejnel Abidini ka thënë:

“Me njerëz nënkuptojmë djemtë e Ademit që janë të obliguar që t’i përgjigjen thirrjes së Allahut. Mënyra më e mirë e adhurimit të Allahut është ky: Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Ai është i Vetmi, nuk ka krijesë të ngjashëm apo të barabartë me Të apo që është i drejtë, bujar, i butë dhe gjykues sikur Ai; Muhamedi (s.a.v.) është robi dhe i dërguari i Tij; Ehli Bejti i Muhamedit është më i virtytshmi prej të gjithë Ehli Bejtëve të të dërguarve të tjerë;  Aliu është më i virtytshmi në mesin e Ehli Bejtit; sahabet e vërtetë të Muhamedit janë sahabet më të virtytshme prej të gjithë sahabeve të të dërguarve tjerë dhe se ymmeti i të Dërguarit (s.a.v.) është ymmeti më i virtytshëm prej të gjitha ymmeteve. 

 

 

Ajeti 25

“E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhenete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky është që me te u ushqyem edhe më parë”. Ngase, atyre do t’u jepen begati të ngjashme. Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë”.

 

 

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë:

“Ata që kanë besuar dhe që kanë vepruar vepra të mira janë Urdhëruesi i Besimtarëve, Imam Aliu, që vjen në ballë, dhe mbas tij Imamët e Ehli Bejtit bashkë me ithtarët tyre”

 

 

Tefsiri dhe tevili i ajeteve 26-27

“Allahu me te (shembullin që e merr) bën që shumë prej tyre të devijojnë, dhe po me te udhëzon në rrugën e drejtë shumë prej tyre. Me këtë nuk i devijon askënd tjetër përveç çoroditësit. Ata që e thyejnë besën e dhënë Allahut pasi që është lidhur ajo, dhe e këpusin atë që Allahu ka urdhëruar të jetë e kapur, e edhe bëjnë shkatërrime në tokë, të tillët janë ata të dështuarit”.

 

 

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë:

“Allahu i devijon çoroditësit (fasik) përmes Aliut, ata nuk janë të lidhur për velajetin e Aliut. Padyshim, që i udhëzon ata që janë të lidhur për velajetin e Aliut. Kush del nga velajeti i Aliut, padyshim që do të bëhet çoroditës dhe Allahu do ta devijojë atë”.

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Besimtarët e dinë se Urdhëruesi i besimtarëve Aliu, që është përmendur si shembulli nga ana e Allahut është e vërteta (hak) sepse, i Dërguari (s.a.v.) ka marrë fjalë nga besimtarët se do t’i mbesin besnik Imam Aliut. Ndërsa, jobesimtarët thonë: “Çka dëshiron të thotë Allahu përmes këtij shembulli (Imam Aliut). Ata thanë se shumë prej tyre do të devijojnë dhe shumë prej tyre do të udhëzohen. Allahu iu përgjigj qafirëve:

Unë i devijoj vetëm ata që janë të devijuar, që e thyejnë betimin e dhënë (këtë betim e kanë dhënë se do të pranojnë kalifatin e Aliut) dhe e këpusin atë që është urdhëruar që të lidhet për të (e këpusin lidhjen për Imam Aliun dhe Imamët tjerë të Ehli Bejtit). Me këtë paraqiten shkatërrimet e çrregullimet në tokë dhe të tillët janë të dështuarit”.

 

 

Ajeti i 30

“Kur Zoti yt u tha engjëjve: Unë po krijoj në tokë një mëkëmbës (kalif)!”

 

 

Njëri prej sahabeve të Imam Aliut, me emrin Asbag bin Nubata, u takua në treg me Mesjem et-Tammarin, dhe i tha:

“O Mejsem! Para pak çastesh dëgjova diçka nga Urdhëruesi i Besimtarëve Aliu, dhe më erdhi shumë rëndë”.

Mejsemi më pyeti: “Çka është ajo që ke dëgjuar?”.

Asbagi tha: “Urdhëruesi i Besimtarëve tha: “Gjendja (dituria dhe grada që e posedojmë) është më i vështiri prej vështirësive! Këtë mund ta pranojë e ta bart vetëm një engjëll që është afër Allahut, ose një i dërguar që ka pranuar shpallje ose një besimtar zemra e të cilit është sprovuar përmes imanit!”.

 

Mejsemi e pyeti Urdhëruesin e Besimtarëve Aliun në lidhje me këtë, dhe ai buzëqeshi e tha:

“O Mejsem, ulu! A mund të mbështetet në diturinë e çdo dijetari?

Allahu i Madhëruar ka thënë: ‘Unë do të krijoj një kalif mbi sipërfaqen e tokës’, ndërsa engjëjt i thanë: ‘Ne po të lavdërojmë e falënderojmë, a do ta krijosh mbi tokë njërin që do të bëjë çrregullime dhe do të derdhë gjak?’

O Mesjem! A mund të vëresh durimin e engjëjve kundrejt diturisë në këtë gjendje? Pastaj, mendo për gjendjen e Musës (a.s). Kur i zbriti Tevrati, ai mendoi se nuk ka më të dijshëm se ai mbi sipërfaqen e tokës dhe kur Allahu ia bëri me dije për ekzistimin e njërit që ishte më i dijshëm se ai, Musa dëshiroi (a.s) që të takohej me atë dijetar.

 

Allahu i Madhëruar e takoi atë me Hëzërin (a.s). Hëzëri (a.s) e shkatërroi anijen në të cilin kishte hipur me Musën (a.s), e mbyti njërin prej fëmijëve duke luajtur dhe e drejtoji një mur të shtrembër. Musa (a.s) nuk mundi të durojë kundrejt këtyre ndodhive dhe nuk mundi të durojë diturinë e Hëzërit. I Dërguari (s.a.v.) ynë më mbajti për dore në ditën e Gadir Humit dhe tha ‘O Allahu im! Udhëheqësi i kujt jam edhe Aliu është udhëheqësi i tij’. A e ke parë që të ketë duruar këtë betim ndokush tjetër përveç atyre besimtarëve që Allahu ua ka ruajtur imanin? O Mejsem! Përgëzimi qoftë për ju që keni mbetur besnik ndaj betimit që ia keni dhënë të Dërguarit (s.a.v.) në lidhje me mua dhe që ju bëri më të lartë se të dërguarit dhe engjëjt, sepse ata nuk kanë mundur që të tregojnë durim në gjendje të jashtëzakonshme”. 

 

Sikur që na bëhet e qartë nga ky rrëfim, vetëm besimtarët e sprovuar nuk e kanë mohuar kalifatin e Hz Aliut dhe kanë mbetur besnik në rrugën e tij. Shumica e sahabeve nuk i janë përmbajtur betimit të dhënë në Gadir Hum dhe e kanë mohuar kalifatin e Hz Aliut. Grada e përkryerjes mund të bëhet e qëndrueshme përmes zbatimit të betimit të dhënë. Të sprovuar me iman janë vetëm ata që kanë mbetur besnik ndaj betimit.

 

Në lidhje me tefsirin e ajetit, njëri prej interpretuesve të Kuranit, Abdullah bin Mesudi, thotë:

“Në Kuran, kalifati u është dhënë tre personave nga ana e Allahut. I pari është Ademi (a.s) dhe në lidhje me të Allahu ka thënë: ‘Unë po krijoj në tokë një kalif’.

I dyti është Davudi (a.s) dhe për të ka thënë: “O Davud! Ty të kam caktuar si kalif mbi tokë. I treti është Ali bin Ebi Talibi. Në lidhje me të, Allahu ka thënë: ‘Ata do t’i caktojmë si kalif, sikur që i kemi caktuar edhe të mëhershmit’ (Nur, 55). Pra, sikur që e kemi caktuar Ademin dhe Davudin, ashtu edhe Aliun do ta caktojmë si kalif”

 

I Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“Trashëgimtari dhe kalifi im, Ali bin Ebu Talibi, është më i mbari prej atyre që kam lënë mbrapa, që do t’i plotësojë premtimet e mija dhe që do t’i paguaj borxhet e mija”

Ky hadith është përendur në shumë libra burimor të dijetarëve sunnit: Ibn Asakiri, Tabarani, Muttaki el-Hindi, Muhibeddin et-Tabari…

 

Edhe sot e kësaj dite ekzistojnë mendime se kalifati i caktuar nga ana e Allahut të Madhëruar si dhe të njoftimit të të Dërguarit (s.a.v.) për Aliun si kalif nuk do të anulojë kalifatin e të mëparshmëve (Ebu Bekrit, Ymerit dhe Osmanit). Këtu nuk do të hymë në dëshmimin e asaj se ky mendim është i gabuar por nuk dyshojmë se ata lexues që e kanë mendjen e shëndoshë do ta zgjedhin këtë problem me ndërgjegjen e tyre.

Duhet që të mendojmë për gjendjen e atyre që kanë dalë përpara Ademit dhe Davudit, kur janë caktuar si kalif, dhe janë përpjekur që t’i tërheqin njerëzit kah ata. Nuk mund të caktohet një kalif mbi një kalif që veç është caktuar nga ana e Allahut; kalifi mund të caktohet vetëm mbas tij. Kur ta vështrojmë historinë islame do të vërejmë se janë caktuar kalif mbi Hz Aliun, i cili ishte veç i caktuar si kalif. Këtu dëshirojmë që të tregojmë se sa e vështirë ishte gjendja e ymmetit të fundit.

 

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajeteve 31-33

“Allahu ia mësoi Ademit të gjithë emrat, pastaj ato ua prezantoi engjëjve dhe u tha: “Më tregoni për emrat e këtyre, nëse jeni të drejtë? Engjëjt thanë: “Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti. Vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti! Allahu tha: “O Adem, njoftoji ata me emrat e atyre...”

 

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Kur Allahu i Madhëruar ekzistonte dhe nuk kishte asgjë përveç Tij, prej dritës (nur) së Xhelalit të Tij krijoi pesë persona dhe çdonjërit prej tyre ua dha nga një emër, prej emrave që përmenden në Kuran. Ai vetë është Hamit dhe pejgamberit ia dha emrin Muhamed. Ai është i lartësuar (Ali) dhe këtë emër ia dha Urdhëruesi i Besimtarëve, Ali bin Ebi Talibit. Të gjitha emrat e bukur janë të Tij dhe prej këtyre emrave ia ka dhënë emrat Hasanit dhe Hysejnit.

Vetë është krijuesi i çdo gjëje dhe këtë emër ia dha Fatimes.

Këta persona të bekuar i krijoi nga drita e Tij dhe të gjithë i vendosi në anën e djathtë të Arshit (fronit).

Pastaj, krijoi engjëj prej dritës së Tij dhe kur engjëjt e panë dritën e atyre pesë personave të bekuar, filluan që ta bëjnë lartësimin e Allahut, në mënyrë që ta nderojnë Atë. Kur Allahu e krijoi Ademin, ai shikoi në anën e djathtë të Arshit dhe tha: ‘Ja rab! Kush janë këta?’.

Allahu tha: ‘O Adem! Këta janë të pastërtitë dhe të zgjedhurit e Mijë. Ata i kam krijuar prej dritës të Xhelalit Tim dhe emrat e tyre ua kam dhënë prej emrave të mijë’. Ademi tha: ‘Ja rab! Për hakun e tyre m’i mëso emrat e tyre’.

Allahu tha:

‘O Adem! Le të jenë këta amanet te ti dhe një fshehtësi prej fshehtësive të Mijë. Askush tjetër përveç teje nuk mund ta dijë këtë fshehtësi, pa e pasur lejen Time’. Ademi tha: ‘Ja rab! Le të bëhet dëshira Jote’.

Allahu tha: ‘O Adem! Më jep fjalën se do të përmbahesh kësaj marrëveshjeje’. Ademi ia dha fjalën dhe Allahu ia mësoi emrat e tyre të bekuar.

Pastaj, Allahu i pyeti engjëjt: ‘Nëse e flitni të vërtetën m’i tregoni emrat e këtyre (pesë personave)’. Ndërsa, engjëjt i thanë: ‘Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti’. Atëherë, Allahu tha:

‘O Adem! Njoftoji ata me emrat e atyre’. Atëherë, engjëjt kuptuan se Ademi është i zgjedhuri i Allahut për këtë dituri dhe se është më i epërm se ata. Allahu dha urdhër engjëjve që t‘i bëjnë sexhde Ademit dhe këtë sexhde Allahu e pranoi si epërsi të Ademit ndaj tyre dhe ibadet ndaj Tij.

Ndërsa, çoroditësi Iblisi e kundërshtoi këtë urdhër, duke thënë: ‘Unë jam më i mbarë se ai’.

Allahu tha: ‘Për hakun e virtytit të këtyre pesë dritave që do të gjenden brenda pasardhësve të Ademit dhe për hakun e ithtarëve të tyre, ti nuk do të mund të ndikosh te ata’.

Iblisi tha: “Përveç robërve të sinqertë, do të mundohem që t’i nxjerri të gjithë nga rruga e drejtë’. Allahu tha: ‘Ti nuk do të kesh asnjë ndikim te robërit e mijë!’

Pra, Iblisi nuk ka asnjë ndikim mbi ithtarët e këtyre pesë personave të bekuar! 

 

Në një rrëfim tjetër, kur ishte i rrethuar Imam Hysejni në Kerbela, ai iu drejtua shokëve:

“O miqtë e mijë dhe të Ehli Bejtit tim dhe armiqtë e armiqve të mijë! Më lejoni t’ju tregoj për gjendjen time dhe të juaj në fillimin e parë ashtu që të dini se sa e drejtë është ofrimi i ndihmës nga ana e juaj”. Njëri prej tyre tha: “O djali i Resulullahut! Na trego që të dimë!’ Imam Hysejni vazhdoi: “Allahu i Lartësuar e krijoi Ademin, ia mësoi emrat e çdo gjësendi dhe engjëjve ia ishte treguar ato emra. Dritat e Muhamedit, Aliut, Fatimes, Hasanit dhe Hysejnit ia dha pasardhësve të Ademit. Drita e tyre i kishte mbushur horizontet, qiejt, vendet e fshehta, xhenetin, kursin dhe arshin, dhe i kishin ndriçuar të gjitha. Për hir të virtytit të Ademit që e mbante këtë dritë, Allahu ua dha urdhër engjëjve që t’i bëjnë sexhde atij. Të gjithë ranë në sexhde përveç Iblisit. Përkundër asaj që të gjithë engjëjt i kanë bërë sexhde Allahut dhe dritës së Ehli Bejtit, ai tregoi kryelartësi dhe nuk ra në sexhde. Gjendja e qafirëve është pasojë e kësaj kryelartësie”. 

 

I Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“O robërit e Allahut! Ademi e pa shkëlqimin e dritës te pasardhësit e tij dhe dëshiroi që të dijë se kush janë pronarët e kësaj drite: ‘Ja Rab! Çka janë këto drita?’

Allahu i Madhëruar iu përgjigj: ‘Këto janë drita të tilla që i kam përcjellë si pasardhës tëndin nga vendi më i bekuar i Arshit. Për shkak të asaj se janë prej pasardhësve tënd, unë i kam urdhëruar engjëjt që të bëjnë sexhde ty’.

Ademi tha: ‘Ja Rab! Sikur të kisha mundur t’i shoh këto drita’. Allahu i Madhëruar tha: “O Adem! Shiko drejt Arshit’ Ademi shikoi kah Arshi dhe i vërejti format tona mbi të sikur që shihen fotografitë në një pasqyre të pastër, e kjo dritë pasqyrohej prej hijeve të dritave nga beli i Ademit.

Ademi pyeti: ‘Ja Rab! Çka janë këto hije?’.

Allahu tha: ‘O Adem! Këto hije janë më të virtytshmit e krijesave të mijë. Ky është Muhamedi ndërsa unë jam Mahmudi, atij ia kam dhënë një emër prej emrave të mijë. Ky është Aliu ndërsa unë jam Alij-ul Azimi, atij ia kam dhënë një emër prej emrave të mijë. Ky është Fatimja ndërsa unë jam krijuesi i qiejve dhe i Tokës (Fatir), atij ia kam dhënë një emër prej emrave të mijë. Këta janë Hasani dhe Hysejni, ndërsa unë jam Muhsini, Unë jam ai që e jep bukurinë, të dyve ua kam dhënë një emër prej emrave të mijë. Këta janë më të mbarët prej të gjitha krijesave. Përmes tyre pranojë dhe përmes tyre japi. Përmes tyre dënoj dhe përmes tyre fali. O Adem! Kur të kërkosh diçka prej Meje, bëri këta ndërmjetësues. Nëse të godet ndonjë fatkeqësi, kërko ndihmë përmes tyre. Unë jam betuar në nefsin Tim që ata që dëshirojnë që t’u plotësohen dëshirat e tyre dhe që parashtrojnë ndonjë kërkesë prej Meje, nuk do t’i kthejë mbrapa asnjëherë nëse kërkojnë përmes tyre’. Kur gaboi Ademi, kërkoi nga Allahu që të falet për hakun e këtyre personave dhe Allahu ia fali”. 

 

I Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“Kush dëshiron që ta shikojë diturinë e Ademit, të kuptuarit e Nuhut, butësinë e Ibrahimit, devotshmërinë e Jahjas dhe fuqinë e Musës, le ta shikojë Ali bin Ebi Talibin”.

 

Në shumë libra burimorë të Ehli Sunnetit si dhe nga rrëfimet e Imamëve të Ehli Bejtit mund të lexojmë se Imam Aliu i zotëron të gjitha tiparet e të dërguarve. Sa i përket gradës së diturisë, ekziston hadithi i shquar i të Dërguarit (s.a.v.), ku thotë: “Unë jam qyteti i diturisë, ndërsa Aliu është dera e tij; kush do dituri, le të vijë te dera”.

I Dërguari (s.a.v.) e ka arsimuar Imam Aliun në një mënyrë të përkryer dhe e ka përgatitur për udhëheqjen e ymmetit në mënyrë të duhur. Këtë na e tregon i Dërguari (s.a.v.) në këtë mënyrë: “Aliut ia mësova njëmijë dyer të diturisë. Çdo derë e hap edhe njëmijë dyer tjera”. Për këtë arsye, ne mund ta hulumtojmë deri në detaje gradën e diturisë dhe të irfanit të Imam Aliut. Le ta mësojmë thellësinë e gradës së irfanit të tij përmes fjalëve të tija që e kanë kuptimin e thellë:

“Sikur të ngrihej perdja në mes Allahut dhe njeriut, nuk do të shtohej aspak bindja (jakin) ime”.

 

Imam Aliu zotëronte çdo dituri madje mund të themi se ishte i vetmi prej mesit të sahabeve që kishte njohuri më të lartë për ekzistencën esenciale të Allahut. Hasan Basriu, duke e përshkruar Imam Aliun, ka thënë: “Qendra e diturisë hyjnore (ilmi rabbani) të ymmetit...”. Edhe thënia e Abdullah bin Abbasit  është e shquar: “Dituria ime dhe e të gjithë sahabeve afër diturisë së Aliut nuk është më shumë se një pikë nga shtatë detet”. Edhe të kuptuarit, devotshmëria, butësia dhe fuqia e tij nuk janë më pak të shquara. I Dërguari (s.a.v.) i dinte më së miri tiparet e tij, ai ka thënë: 

“O Fatime! A nuk je e kënaqur që të kam martuar me më të diturin prej sahabeve të mijë, që e ka pranuar më së pari Islamin dhe që e zotëron butësinë më të madhe?”.

Po, vlerën më të madhe brenda ymmetit e zotëron Imam Aliu. I Dërguari (s.a.v.) e dinte këtë dhe këtë ia dëshironte ymmetit të tij. Por, e hodhën mbrapa shpine dëshirën e tij dhe e shitën ahiretin për salltanetin e këtë botë.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 35

E Ne i thamë: “O Adem, ti dhe bashkëshortja banoni në xhenet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni asaj peme e të bëheni zullumqarë.

 

 

Imam Hasan el-Askeri ka thënë:

“Ajo pemë e ndaluar ka qenë pema e Ehli Bejtit të Muhamedit, që askush nuk mund të afrohej pa e pasur lejen nga Allahu. Sepse, Allahu i Madhëruar ia ka dhënë atë dituri vetëm Muhamedit (s.a.v.), Aliut, Fatimes, Hasanit, Hysejnit dhe Imamëve prej pasardhësve të tyre. Ata që i afrohen asaj peme pa leje padyshim që nuk do të përfitojnë prej asaj diturie dhe do të bëhen zullumqarë ndaj nefsit të tyre. Ajo dituri mund të merret vetëm me lejen e Allahut dhe këtë mundësi ia ka dhënë ekskluzivisht Ehli Bejtit. Ata mund të përfitojnë nga ajo dituri kur të dëshirojnë”.

Që të mund të kuptojmë këtë fjalë të Imamit ashtu si duhet, do të jetë e dobishme që të analizojmë këto fjalë të Imam Aliut që e kanë kuptimin e thellë: “Ndodhë që të jem me Allahun në një kohë (apo në një gjendje) ashtu që në atë moment nuk mund të më përfshijë as një engjëll i afërm me Allahun, as një pejgamber (myrsel)”. I tillë është dituria e asaj peme. Mund të merret vetëm nga pronari dhe mund t’i jepet vetëm atij që e meriton. Kjo dituri është grada më e lartë e diturisë, marifetit dhe tevhidit. 

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 37

“E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë dhe Ai ia pranoi pendimin. Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit”.

 

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Kur Ademi e bëri atë gabim dhe zbriti bashkë me Havën në tokë, ai vajtoi me vite. Tërë kohën i kujtohej bukuria e Xhenetiti të cilën e kishte humbur. Ademi ishte duke e kërkuar Havën dhe erdhi Xhebraili (a.s), me urdhrin e Zotit, dhe i tha: ‘O Adem! Kërko nga Allahu që të pranojë pendimin tënd përmes emrave të atyre personave që të ka mësuar ty’. Ademi pyeti: ‘Me cilët emra?’. Xhebraili (a.s) tha: ‘Allahu të ka treguar për emrat e atyre personave që qëndronin në mes të Arshit: Muhamed (s.a.v.), Ali, Fatime, Hasan dhe Hysejn’. Atëherë, Ademi e bëri këtë lutje: ‘O Allah! Për hakun e Muhamedit, Aliut, Fatimes, Hasanit dhe Hysejnit pranoje pendimin tim. Ti je pranues i pendimeve dhe mëshirues’. Allahu tha: ‘O Adem! Sikur të kishe kërkuar që të falen të gjithë djemtë e tu që do të vijnë, Unë do t’i kisha falur për hir atyre, emrat e të cilëve i ke përmendur’.

 

Në një vend tjetër, Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Një ditë, erdhi para të Dërguarit (s.a.v.) një hebrenj dhe e shikonte atë pandërprerë. Kur e vërejti këtë Resulullahu (s.a.v.), tha: ‘O hebrenj! A ke ndonjë dëshirë?’. Hebreu i tha: “A je ti më i virtytshëm apo Musa, të cilit ia ka dhënë Tevratin dhe shkopin, ia ka çarë detin dhe i ka bërë hije me re?’ Resulullahu (s.a.v.) iu përgjigj: ‘Është e padëshirueshme që robi ta lartësojë e lavdërojë nefsin e tij, por do të tregoj diçka për mua: Mbasi që e bëri atë gabim Ademi, ai u pendua duke e bërë këtë lutje: O Allahu im! Pranoje pendimin tim për hir të Muhamedit dhe Ehli Bejtit të tij!

Allahu ia pranoi pendimin dhe e fali. Kur Nuhu hipi në anije dhe kur filloi përmbytja, ai u frikësua dhe iu lut Allahut në këtë mënyrë: O Allahu im! Për hir të Muhamedit dhe Ehli Bejtit të tij më shpëto shëndoshë e mirë nga kjo përmbytje! Dhe, Allahu ia pranoi lutjen e tij dhe arriti në tokë shëndoshë e mirë. Kur e hodhën në zjarr Ibrahimin, ai u lut në këtë mënyrë: O Allahu im! Për hir të Muhamedit dhe Ehli Bejtit të tij më shpëto nga zjarri! Dhe, Allahu e mbrojti nga zjarri duke e bërë të ftohtë zjarrin. Kur Musa doli para magjistarëve dhe e gjuajti shkopin e tij, ai e bëri këtë lutje: O Allahu im! Për hir të Muhamedit dhe të Ehli Bejtit të tij më mbro mua nga sherri i tyre! Dhe, Allahu i tha atij: Mos ke frikë, padyshim ti je më i epërm se ata!

Pastaj, i Dërguari (s.a.v.) vazhdoi: “O hebre! Sikur të mos kishte besuar Musa në dërguarësinë time dhe të mos e kishte të qartë se do të vijë koha ime, atij nuk do t’i bënte dobi as imani as dërguarësia e tij! O hebre! Kur të paraqitet Mehdiu, i cili është prej pasardhësve të mijë, Isa do të fal namazin mbas tij dhe do të bëhet ndihmësi i tij”

 

Shpjegim:

Mehdiu (a.s) është Imami i dymbëdhjetë dhe i fundit nga Ehli Bejt. Ai është prej pasardhësve të drejtpërdrejtë të të Dërguarit (s.a.v.). Linja e tij familjare shkon përmes vajzës së tij Fatimes dhe vazhdon me Imam Hysejnin. Sikur që na ka treguar i Dërguari (s.a.v.), Mehdiu (a.s) është më i virtytshëm sesa Isa (a.s). Kur të paraqitet, Mehdiu (a.s) do ta mbush botën me drejtësi dhe mirësi. Feja e vërtetë do të përhapet vetëm me paraqitjen e tij. Këtu na ka bërë me dije se Isa (a.s) do të bëhet ndihmësi i tij. Koha për njohjen e personalitetit të Mehdiut (a.s) ka ardhur dhe ka kaluar, dhe mund të bëhet shumë vonë kur të paraqitet ai.

 

Dëshirojmë që të dëshmojmë se nuk kemi tepruar në lidhje me hakun e Ehli Bejtit. Nuk dyshojmë se do të mjaftojë nëse i shpjegojmë Imamët e Ehli Bejtit përmes rrëfimeve nga librat e dijetarëve synnit. Në librin e imamit të mez-hebit hanbelit, Ahmed bin Hanbelit, me titull ‘Menakib’, eksiton një hadith i këtillë nga i Dërguari (s.a.v.):

“Katërmbëdhjetë mijë vjet para se ta krijonte Allahu Ademin, unë dhe Aliu ishim një dritë (nur)."

Mbasi që Allahu e krijoi Ademin, drita jonë u nda në dy pjesë. Njëra pjesë ishte e imja dhe pjesa tjetër e Aliut”. Nuk është e drejtë që Ehli Bejtin ta llogarisim në gradën e një njeriu të thjeshtë. Çdonjëri duhet që të pranojë se grada e Ehli Bejtit është shumë e lartë tek Allahu, sepse imani ka filluar përmes tyre dhe do të përfundojë përmes tyre. Ata janë pronarët e thirrjes, prej tyre merret dhe atyre nuk mund të jepet. Në një rrëfim tjetër, Imamët e Ehli Bejtit përshkruhen në këtë mënyrë:

“Nuk mund të krahasohet askush me neve, Ehli Bejtin”.

 

Dhe, në një rrëfim tjetër thuhet:

“Hëzëri (a.s) dhe Musa (a.s) u takuan afër një shkëmbi (që gjendet në qytezën e Samandagit, në afërsi të qytetin Hataj të Turqisë së sotme) dhe Hëzëri (a.s) e pa një zog që duke fluturuar e futi sqepin e tij në det dhe mori pak ujë. Ai u drejtua kah Musa (a.s) dhe tha: ‘O Musa! A e ke parë veprimin e këtij zogu?’. Musa (a.s) tha: ‘Po, e pashë’. Hëzëri (a.s) tha: ‘O Musa! Dituria e neve të dyve afër diturisë së Muhamedit dhe Ehli Bejtit të tij është sa sasia e ujit në sqepin e zogut krahasuar me sasinë e ujit të detit!”

Sikur të kishim dashur që ta shpjegojmë madhërinë e Ehli Bejtit, do të kishim shkruar një libër të ndarë në lidhje me këtë. Por, sipas nevojës e vendit, ne do të flasim për gradën e tyre.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 38

“Ne u thamë: “Dilni prej aty që të gjithë, e juve gjithqysh do t'u arrijë udhëzim prej Meje, e kush e pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen”

 

 

İmam-ı Muhammed el-Bakır ka thënë:

Me udhëzim prej Meje nënkuptohet Imam Aliu. Po, Imam Aliu është një udhëzim i zgjedhur për këtë ymmet. Pasimi i tij është shpëtim dhe ndarja nga ai është padyshim devijim. Ata që e pasojnë atë nuk do të pikëllohen asnjëherë, sepse ai është udhëheqësi (mevla) dhe i afërmi i tyre."

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 40

“O bijtë e israilit, kujtoni të mirat e Mia të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që ma keni dhënë Mua. 

 

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

Me fjalën zbatoni premtimin që ma keni dhënë Mua nënkuptohet: Nënshtrohuni velajetit të obliguar të Ali bin Ebu Talibit ashtu që edhe unë ta mbaj fjalën Time, gjegjësisht të shpërbleheni me Xhenet.

Mund të pyetni se çfarë ka të bëjë ky ajet me Hz Aliun, sepse këtu u drejtohet bijve të israilit? Përgjigjen do ta japim me hadithin e të Dërguarit (s.a.v.):

“Kur shkova në Miraxh, Xhebraili (a.s) i tuboi të gjithë të dërguarit, sipas kërkesës së Allahut, dhe më tha që ta udhëhiqi namazin e xhematit për të gjithë të dërguarit. Mbasi që e udhëhoqa namazin, Xhebraili (a.s) më tha: Pyeti të gjithë të dërguarit që janë dërguar më herët se në çfarë baze janë dërguar? Unë iu drejtova kah të dërguarit dhe i pyeta: Në çfarë baze jeni dërguar? Të gjithë ata u përgjigjën: Ne jemi dërguar mbi bazën tënde dhe të velajetit të Ali bin Ebu Talibit!”

 

Nga hadithi mund të kuptojmë se të gjithë të dërguarit janë dërguar mbi bazën e të dërguarit dhe të velajetit të Imam Aliut, si trashëgimtar të tij. Këtu është dhënë një shpjegim i thjeshtë për qëllimin e vërtetë të velajetit, por është e mundur që të japim edhe shpjegim më të thellë në lidhje me këtë gradë të lartë, sepse velajeti është mbi çdo gjë. Allahu i Lartësuar na ka dhënë në Kuran shembuj nga popujt e mëhershëm. Këta shembuj, në realitet, kanë të bëjnë me ymmetin e të dërguarit të fundit. Allahu i ka dhënë këto shembuj që ymmeti të mund të mësojë nga e kaluara e tyre.

 

Është gabim që të vlerësojmë se ndodhitë e faraonit kanë të bëjnë vetëm me të kaluarën. Brenda çdo ymmeti ekziston një faraon. Nëse Nemrudi ka qenë zullumqar në të kaluarën, edhe mbas tij kanë ardhur zullumqar sikur Nemrudi. Dallimi është vetëm te emrat e tyre. Çka mundet me qenë dallimi në mes Jezidit dhe Nemrudit. Eksiton vetëm një dallim dhe ajo është se njëri quhej Nemrud e tjetri Jezid. Shumimi i shembujve të tillë është e mundur që të bëhet për shumë të tjerë. Allahu  i Madhëruar na ka dhënë shembuj të shumtë në Kuran që të mendojmë. Këto shembuj do të vazhdojnë deri në pafund dhe nuk do të humbin aspak në vlerë gjatë kalimit të kohës.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 41

“...e mos u bëni mohues të parë të tij, dhe mos i ndërroni ajetet e Mia me një vlerë të paktë, por vetëm Mua të ma keni frikën”.

 

 

Imam Muhammed el-Bakır ka thënë:

“Pra, mos u bëni sikur ata dy të parët që e kanë kundërshtuar Aliun dhe ata që u janë bindur atyre. I pari që u mohua ishte Aliu!”

 

Shpjegimi:

Kur ta shikojmë historinë, puna e parë që është bërë mbas të Dërguarit (s.a.v.) ka qenë okupimi i titullit të kalifatit nga Hz Aliu, të cilën e kishte lënë si testament i Dërguari (s.a.v.). Ende pa u varrosur trupi i pajetë i të Dërguarit (s.a.v.), puna e parë e Ebu Bekrit dhe e Ymerit ishte që ta sigurojnë kalifatin. I Dërguari (s.a.v.) ka bërë me dije për paraqitjen e mosmarrëveshjeve mbas tij dhe për këtë arsye nuk e kishte lënë krye në vete ymmetin, gjë që nuk do të ishte e drejtë nga aspekti i shpalljes. Përkundër kësaj, sikur që është bërë okupimi i titullit të kalifatit nga ana e të tjerëve edhe te ymmetet e mëparshëm, kjo nuk ishte diçka që nuk mund të bëhej. Kur Musa (a.s) shkoi te mali i Turit për t’i marrë dhjetë urdhrat dhe qëndroi vetëm dyzet ditë, kur kthye e pa se ymmeti kishte devijuar plotësisht.

 

Mbas Isës (a.s) gjendja nuk dallohej shumë. Edhe mbas të Dërguarit (s.a.v.) nuk ka dyshim se kanë devijuar në mënyrë të njëjtë. Pse të mos dyshojmë se e kanë nëpërkëmbur testamentin e të Dërguarit (s.a.v.) mbas tij kur edhe gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.) nuk i janë nënshtruar atij?

Po, me të vërtetë i kanë ndërruar ajetet e Allahut me diçka që nuk ka vlerë dhe e kanë mohuar kalifatin e Imam Aliut vetëm e vetëm për t’u ulur në atë pozitë. Këtu po e përmbyllim këtë shpjegim sepse nuk po dëshirojmë që të hyjmë në analizën e historisë si dhe nuk është vendi për një gjë të tillë.

Njëri që beson duhet që të dijë se në çka beson dhe këtë duhet që ta hulumtojë. Nuk është një vlerë e pranuar nga Islami që besimi të merret prej babës apo prej një rrethine. Feja islame është feja e atyre që mendojnë mirë e drejt. Është ngjashëm me një njeri pa mend që nuk mund të bëhet pronari i imanit.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 43

 “Faleni namazin, jepni zeqatim dhe bëni ruku me ata që bëjnë ruku”.

 

 

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë:

“Me fjalën ata që bëjnë ruku nënkuptohet Resulullahu (s.a.v.) dhe Imam Aliu, sepse ata ishin të parët që e kanë falur namazin dhe që kanë bërë rukunë."

 

Në lidhje me namazin e parë ekziston një rrëfim i famshëm nga një sahabe e njohur me emrin Afif el Kindiu. Ai thotë:

“Një ditë shkova në Meke për të tregtuar. Vajta te tregtari Abbas bin Abdylmyttalibi dhe sapo u ula shikova në drejtim të Qabes. Kur lindi Dielli, një burrë i ri shikoi kah qielli dhe u drejtua kah Qabja.

Mbas pak, erdhi edhe një fëmijë dhe qëndroi në të djathtën e burrit të ri. Pak më vonë erdhi edhe një grua dhe qëndroi mbrapa të dyve. Burri i ri shkoi në ruku dhe fëmija bashkë me atë grua shkuan në ruku. Burri i ri bëri sexhde dhe gruaja me fëmijën e bënë të njëjtën.

I thashë Abbasit: ‘Kjo është një pamje madhështore’.

Abbasi tha: ‘Po, është një pamje madhështore. A e di se kush është ky burrë i ri?’

Unë thashë: ‘Jo’. Abbasi tha: ‘Ky burrë i ri është Muhamedi, i biri i Abdullahut, i biri i Abdylmuttalibit’.

Abbasi më pyeti prapë: ‘A e di se kush është ky djalë?’.

Unë thashë: ‘Jo’. Abbasi tha: ‘Ai është Aliu, i biri i Ebu Talibit, i biri i Abdylmuttalibit. Ndërsa, kjo grua është Hatixhja, vajza e Huvejlidit, dhe është bashkëshortja e këtij burri të ri. Djali i vëllait tim, Muhamedi, thotë se Allahu është Zoti i qiejve dhe i tokës dhe se është urdhëruar që ta drejtojë këtë fe. Betohem në Allah se nuk e di asnjërin tjetër mbi sipërfaqen e tokës që është i lidhur për këtë fe”.

 

Ky rrëfim është regjistruar në librat më autentik të dijetarëve synnitë. Përderisa Imam Aliu ishte duke e falur namazin bashkë me të dërguarin Ebu Bekri Ymeri, Osmani, Ebu Ubejde bin Xherrahi dhe të tjerët akoma ishin brenda shirkut. Për këtë arsye Imam Aliut i thuhet ‘kerremallahu vexhhehu’, sepse as për një moment të vetëm nuk i ka bërë ibadet ndonjërit tjetër përveç Allahut. Këtë e pranojnë të dy grupet.

Përderisa Hz Aliu ishte kaq i pastër, të tjerët ishin brenda shirkut deri në moshën dyzetvjeçare. Përkundër kësaj, ata e mbrojnë pikëpamjen se Hz Aliu nuk ka ndonjë epërsi mbi ata. Kishim dashur që të dimë kuptimin e një gjendjeje të tillë të palogjikshme. 

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 45

“Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz. Me të vërtetë, kjo është një gjë e madhe dhe ju vjen rëndë por jo për ata që e kanë frikë Zotin”. 

 

 

Imam Aliu ka thënë:

“Allahu na thotë në Kuran që të kërkojmë ndihmë përmes durimit dhe namazit: Durimi është Muhamedi (s.a.v.) ndërsa namazi është velajeti im. Për këtë arsye, Allahu ka thënë: kjo është një gjë e madhe dhe ju vjen rëndë. Gjegjësisht, velajeti im është i rëndë dhe i madh, por jo për ata që janë të respektuar. Sikur të kishte dashur Allahu që të tregojë madhësinë dhe rëndësinë e namazit, do të kishte përdorur shprehjen innehuma, por Allahu e ka përdorur shprehjen inneha, dhe me namaz e ka nënkuptuar velajetim tim."

Shpjegim:

Sikur të ishte përdorur shprehja Innehuma, atëherë kuptimi i ajetit do të ishte: ‘Të dytë ju vijnë rëndë’. Por këtu Allahu e ka përdorë shprehjen Inneha, që eventualisht mund të vlejë vetëm për fjalën e dytë që është përmendur, pra për namazin. Prapëseprapë, në këtë rast nuk vlen as për të parin as për të dytin. Se velajeti i Hz Aliut është mbi të gjitha, e kemi cekur edhe më lart. Në lidhje me madhështinë e velajetit do të flasim edhe më vonë dhe shpesh do ta përmendim këtë.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 58

“E kur ju thamë: ‘Hyni në këtë vendbanim dhe hani në të lirisht ku të dëshironi, e hyni nga dere e tij duke rënë në sexhde dhe thoni: ‘Hittatun’ - ndjesë, që t’ua falim mëkatet tuaja, e bamirësve ua shtojmë shpërblimin”.

 

 

Imam Hasan el-Askeri ka thënë:

“Allahu e shpëtoi Musën (a.s) dhe popullin e tij nga shkretëtira dhe i dërgoi në një qytezë afër Sirisë. Kur iu afruan afër asaj qyteze, atyre iu paraqitën figurat e Resulullah Muhamedit (s.a.v.) dhe të Imam Aliut te dera e qytezës. Allahu ua tregoi figurat e tyre dhe kërkoi prej bijve të israelit që t’i bëjnë sexhde atyre si shenjë respekti ndaj tyre. Bijtë e israelit e bënë sexhden dhe pastaj hynë në qytezë nga dera e saj. Allahu u tha atyre: Për hir të kësaj sexhdeje unë do t’ju fali gabimet e juaja dhe do t’ua shtojë mirësitë e atyre që do të mbahen për velajetin e tyre”.

 

Imam Ali er-Rida ka thënë:

“Ne jemi dera në të cilën ju kërkoni ndjesë dhe faljen e gabimeve tuaja”.

I Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“Ehli Bejt im në mesin tuaj është sikur dera e sexhdes që u është treguar bijve të israelit. Çdokush që hyn kah ajo derë do të bëhet besimtar dhe çdokush që del nga ajo derë padyshim që do të bëhet qafir”.

Padyshim që dera e vetme në të cilën ymmeti duhet që të drejtohet është dera e Ehli Bejtit. Ata që shkojnë te dera tjetër janë sikur ata që kanë shkuar mbas Samirit nga populli i beni Israelit dhe në këtë mënyrë e kanë pasuar rrugën e shejtanit. Ata që hyjnë nga dera e Ehli Bejtit do ta arrijnë lumturinë e kësaj dhe të botës së ardhshme. Ndërsa, ata që dalin nga ajo derë do të mbesin në fund të xhehenemit.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 83

“…të silleni mirë ndaj prindërve…”

 

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Në tevilin e ajetit, me prindër nënkuptojmë Resulullahun (s.a.v.) dhe Aliun”.

Resulullahu (s.a.v.) ka thënë:

“Haku im dhe i Aliut mbi këtë ymmet është sikur haku i prindërve mbi fëmijët e tij”.

Në një vend tjetër, i Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“E drejta ime dhe e Aliut mbi këtë ymmet është më e madhe sesa e drejta e prindërve mbi fëmijët e tij. Nëse na nënshtrohen, ne i shpëtojmë ata (ymmetin) nga zjarri i Xhehenemit dhe i fusim në vendet më të bukura të Xhenetit. I shpëtojmë nga robëria dhe i bëjmë të lirë e të mbarë!”.

Këtu nuk e shohim të nevojshme shpjegimin e mëtutjeshëm të këtij ajeti. Askush nuk dyshon në atë se ndikimi i prindërve në edukimin e shëndoshë e të drejtë të fëmijëve është më i madhi. Ndërsa, sa i përket edukimit të ymmetit, barra më e madhe bie mbi të Dërguarin (s.a.v.) dhe Imam Aliun. Sa dëm për këtë ymmet që edukimin e ka marrë nga ana e njerëzve të paautorizuar dhe jo nga prindërit e tij. Si përfundim mund të shohim sesa i rrezikshëm është rezultati. Nuk është punë e çdonjërit edukimi dhe udhëzimi i një bashkësie. Një njeri i edukuar keq do ta dëmtojë tërë njerëzimin.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 87

“...E sa herë që u erdhi ndonjë i dërguar me atë çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i mbytët?”

 

 

Imam Muhammed el-Bakiri ka thënë:

Sa herë që i Dërguari (s.a.v.) ka ardhur te ju në lidhje me kalifatin e Aliut, ju jeni bërë mendjemadh, dhe disa prej Ehli Bejtit i keni vrarë e disa i keni përgënjeshtruar. Në fillimin e këtij ajeti, Allahu e përmend Isën (a.s) dhe Musën (a.s), por vetëm si shembuj dhe kjo për arsye që t’ua bëjë me dije ymmetit të të Dërguarit (s.a.v.). Ndërsa, tefsiri i brendshëm (batin) i ajetit është ashtu sikur që e thashë”.

 

Sado që ajeti flet për të dërguarit e mëhershëm, në realitet ky ajet i drejtohet ymmetit. Ato që kanë ndodhur në të kaluarën i përkasin të kaluarës, por Allahu na i përmend gabimet e të mëhershmëve ashtu që ky ymmet të mos i përsërit ato gabime të njëjta. Kur ta lexojmë historinë islame mund të vërejmë se ky ymmet i ka punuar ato vepra që Allahu ua ka ndaluar popujve të mëhershëm.

Imam Hasanin dhe Imam Hysejnin, për të cilët i Dërguari (s.a.v.) ka thënë se janë drita e syve të mijë, nuk i ka vrarë askush tjetër veçse ky ymmet. Imamët Ehli Bejtit kanë qenë viktimë e dhunës dhe e zullumit gjatë tërë historisë. Allahu i Madhëruar ka kërkuar prej neve që të mendojmë për jetët e të dërguarve të mëhershëm. Sa dëm për këtë ymmet që sikur që më herët bijtë e israelit i kanë nxjerrë njerëzit nga rruga e drejtë, ashtu edhe mbas të Dërguarit (s.a.v.), i kanë larguar njerëzit nga rruga e Ehli Bejtit, dhe kjo vazhdon ende sot e kësaj dite. Historia po përsëritet.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 89

 “... dhe kur u erdhi ajo që e njihnin, ata mohuan. Pra mallkimi i Allahut qoftë kundër mosbesimtarëve!”

 

 

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë:

“Kuptimi i brendshëm (batin) i këtij ajeti është ky: Kur u erdhi atyre dituria për hakun e Aliut, ata e mohuan atë. Mallkimi i Allahut qoftë mbi emevitët që e kanë mohuar hakun e Imam Aliut. Sepse, në diturinë e brendshme të Kuranit qafirët e vërtetë janë Emevitët”

Emevitët, me në krye me Muavije bin Ebu Sufjanin, me qindra vite e kanë sharë Hz Aliun dhe ithtarët e tij dhe kanë dhënë urdhër për sharjen e tyre. Popullin e kishin detyruar për këtë vepër të rëndë dhe i ka vrarë ata që e kanë kundërshtuar për ta bërë këtë. Në mesin e tyre ishte njëri prej sahabeve të mëdhenj, Huxhr bin Udeji. Atij dhe shokëve të tij i është prerë koka nga ana e Muavijes sepse ka i bërë thirrje popullit se është në kundërshtim me fenë sharja e Hz Aliut nëpër xhamia.

I Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“Ai që e ka sharë Aliun, më ka sharë mua. Ai që më ka sharë mua, ka sharë Allahun”.

Duke u bazuar në këtë hadith të saktë (sahih), ne i bëjmë thirrje ndërgjegjes së lexuesve: “Nëse nuk është pabesim vepra e Emevitëve, atëherë çka është?

Imam Aliu ka thënë:

“Në ditën e Kalu bela-së, Allahu më ngriti në atë pozitë dhe i bëri thirrje atyre që ishin prezent që të më nënshtrohen. Kur u paraqita, më mohuan dhe Allahu tha: “dhe kur u erdhi ajo që e njihnin, ata mohuan”

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 90

 “E shëmtuar është ajo për çka ata e shitën nefsin e tyre. Ata bëhen ziliqar për shkak të asaj që Allahu nga mirësia e tij  i shpallë atij që dëshiron nga robërit e vet. Andaj merituan zemërim mbi zemërim. Jobesimtarët kanë dënim që i poshtëron”.

 

 

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë:

“Xhebraili (a.s) e lexoi këtë ajet në këtë mënyrë: “E shëmtuar është për çka e shitën nefsin e tyre në lidhje me hakun e Aliut. Ata bëhen ziliqar për shkak të asaj që Allahu nga mirësia e tij shpalli në lidhje me hakun e Aliut. Emevitët dhe të ngjashmit kanë merituar dënimin mbi dënim për shkak të hakut të Aliut dhe për jobesimtarët e tillë ka dënim që i poshtëron."

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 105

 “...Allahu e shpërndan mëshirën e Tij atij që dëshiron”

 

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Ata, të cilëve Allahu ka shpërndarë mëshirën e tij, janë Resulullah Muhamedi (s.a.v.) dhe trashëgimtari i tij Aliu, dhe pasardhësit e tij të mëvonshëm. Allahu e ka ndarë mëshirën e tij në njëqind pjesë. Nëntëdhjetë e nëntë pjesë ia ka dhënë Muhamedit, Aliut dhe pasardhësve të tij, ndërsa pjesën tjetër të gjitha krijesave”.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 121

 “Atyre, të cilëve ua dhamë librin dhe të cilët e lexojnë kuptimin drejtë ashtu si është...”

 

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Ata që e lexojnë kuptimin e drejtë (tilavet) të Kuranit janë vetëm Imamët e Ehli Bejtit”.

Me tilavet këtu nuk nënkuptohet leximi i Kuranit sipas texhvidit (leximi i fjalëve duke e ngritur apo zgjatur zërin gjatë leximit). Ky tilavet ka të bëjë me mënyrën e leximit që e bën komunikimin e esencës së Kuranit. Leximi i Kuranit me çfarëdo lloji të texhvidit nuk do të thotë se është lexuar sipas mënyrës së tilavetit të drejtë. Nuk mund të kalojmë përpara Imamëve, që janë të parët në lidhje me çdo çështje të Kuranit. Nëse kalojnë përpara tyre, ata e kanë ndërruar ahiretin e tyre më këtë botë.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 124

“Përkujto, kur Ibrahimi ishte sprovuar nga Zoti me disa fjalë...”

 

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Ibrahimi (a.s) i përsëriti ato fjalë që i kishte mësuar Ademi (a.s). Duke i përmendur emrat e Muhamedit (s.a.v.), Aliut, Fatimes, Hasanit, Hysejnit si dhe të Imamëve tjerë, Ibrahimi u sprovua me sprovën, që ishte dëshira e Allahut”.

Të gjithë të dërguarit e kanë lutur Allahun përmes emrave të Muhamedit (s.a.v.), Aliut, Fatimes, Hasanit dhe Hysejnit gjatë kohës së vështirësive dhe i kanë marrë ata si ndërmjetësues. Sepse, ata janë shkaqet e ekzistencës. Me ata ka filluar dhe me ata do të përfundojë. 

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 126

“Dhe kur Ibrahimi tha: ‘Zoti im, bëje këtë vend (rrethinën e Bejtullahut) një qytet sigurie dhe banorët e tij. Dhe, furnizoji me lloje të frutave ata që e besojnë Allahun dhe jetën tjetër’! Allahu tha: ‘Edhe atij që nuk beson do t'ia mundësoj shfrytëzimin e frutave për një kohë të shkurtër, e pastaj do ta shtyjë në dënimin e zjarrit, e sa përfundim i shëmtuar është ai”.

 

 

Imam Hysejni ka thënë:

Duke thënë ata që e besojnë Allahun dhe jetën tjetër, betohem në Allah se Ibrahimi (a.s) ka menduar për neve, të afërmit dhe ithtarët e trashëgimtarit Ali. Dhe, duke thënë Allahu Edhe atij që nuk beson do t'ia mundësoj shfrytëzimin e frutave për një kohë të shkurtër, na ka bërë me dije për mohuesit e të drejtës së Aliut dhe për ata prej ymmetit që nuk e kanë ndjekur atë. Betohem në Allah se gjendja e tanishme e ymmetit është e njëjtë ashtu si është lutur Ibrahimi.

Allahu i Madhëruar ka thënë se gjendja e atyre që nuk e besojnë ditën e ahiretit është e shkurtër dhe e kalueshme. Edhe gjendja e atyre që e kanë okupuar padrejtësisht vendin e Aliut është e njëjtë. Ata u ulën në atë dhe e harxhuan pasurinë e kësaj bote sipas dëshirës së tyre por kjo është vetëm për një kohë të shkurtër dhe që do të kalojë shpejtë. Ndërsa, dënimi do të jetë i përhershëm dhe shumë i rëndë.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 138

“U ngjyrosëm me ngjyrën e Allahut. Kush mundet me ngjyros më bukur se Allahu? Ne vetëm atë e adhurojmë”.

 

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Me ngjyrë të Allahut nënkuptohet betimi i dhënë ndaj velajetit të Urdhëruesit të Besimtarëve, Aliut”

Shpjegimi:

Kuptimi i plotë i këtij ajeti ka të bëjë me atë që shenjat e fytyrës së besimtarit, i cili është i lidhur për velajetin e Urdhëruesit të Besimtarëve, Aliut, dallohen prej të tjerëve. Allahu këtë e ka definuar si ngjyrë të Tij. Me të vërtetë, është e mundur që të vërejmë shenjat e dritës te ata që janë të lidhur për velajetin e Imam Aliut.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 143

“Dhe kështu Ne ju bëmë juve një ymmet të mesëm (vasat) për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush...”.

 

 

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë:

“Ne jemi ymmeti i mesëm, ne jemi dëshmitarët ndaj njerëzve dhe ne jemi dëshmitë (huxhet) e Allahut mbi sipërfaqen e tokës”.

Në një rrëfim tjetër, Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Ne jemi ymmeti i mesëm. Ata që shkojnë përpara do të kthehen te ne dhe ata që kanë mbetur mbrapa do të na arrijnë”.

 

Me këtë rrëfim, Imami na e bën të qartë se sado që një njeri të mendojë ndryshe për Ehli Bejtin, prapëseprapë ata janë caku i tij. Ata janë sikur një shtyllë ndërsa përreth tyre janë të lidhur litarët që sillen përreth shtyllës. Sado që të jenë të gjata litarët, caku i tyre është ajo shtyllë dhe ajo që sillen përreth saj nuk është asgjë tjetër veçse shtylla. Imamët e Ehli Bejtit janë qendra e këtij ymmeti, gjithçka sillet rreth tyre dhe ata janë caku i çdo gjëje.

Imam Xhafer Sadiku ka thënë: “Ymmeti i mesëm jemi ne, Imamët e Ehli Bejtit”

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë:

“Prej neve, Ehli Bejtit, në çdo kohë do të gjendet  një dëshmitar ndaj njerëzve. Ali bin Ebu Talibi ishte dëshmitari i kohës së tij. Kushdo prej neve që të bëjë thirrje kah urdhri i Allahut, ai do të bëhet dëshmitar i asaj kohe ndaj njerëzve”.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajeteve 155-157

“Por, ti jepja myzhde durimtarëve, të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi”! Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.

 

 

Gjatë luftës së Mutes, vëllai i Imam Aliut, Xhafer Tajari, ra dëshmor dhe i Dërguari (s.a.v.) shkoi te Hz Aliu dhe e ngushëlloi atë. Imam Aliu tha: Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi. Pastaj, Allahu e shpalli këtë ajet të mësipërm.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajeteve 165-167

“E nga njerëzit ka të tillë që në vend të Allahut besojnë shembujt dhe që i duan ata sikur Allahun. Por, dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë. E sikur të dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin, do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm Allahut dhe se Allahu është ndëshkues i rreptë. Dhe, kur do të largohen ata që u prinin prej atyre që i ndiqnin, e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen të gjitha lidhjet. E ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: “Ah, sikur të na lejohej një kthim (në Dynja) e të largohemi prej tyre (prijësve) siç u larguan ata tash prej nesh”! Kështu Allahu do t'ju paraqesë atyre veprat e tyre në formë të dëshpërimit, e ata nuk do të dalin prej zjarrit”.

 

 

Imam Muhamed Bakiri ka thënë:

“Njerëzit që i marrin shembujt e ndryshëm për Allahun, i dashurojnë ata sikur Allahun dhe që e mohojnë kalifatin e Imam Aliut janë ata që thonë se të tjerët janë kalif. Besimtarët e vërtetë janë ata që mbahen për velajetin e Imam Aliut, që e njohin atë si Imam dhe te ata dashuria për Allahun është më e madhe. Sikur të dinin ata që kanë bërë padrejtësi duke e marrë hakun e kalifatit nga dora e Imam Aliut, se në ditën e Kiametit e tërë fuqia do të jetë në dorën e Allahut dhe se ata i pret një dënim i ashpër.

Ata që i kanë pasuar ata që e kanë marrë kalifatin nga dora e Imam Aliut, që i kanë ndjekur dhe u janë bashkuar në padrejtësi, kur të shohin në ditën e Kiametit dënimin që i po pret, do të largohen prej tyre. Në mes tyre do të këputen të gjitha lidhjet, sikur të mos i kanë njohur ata në këtë botë. Atëherë, ndjekësit e zullumqarëve do të thonë: ‘Sikur të ishim kthyer edhe një herë në dynja dhe të ishim larguar nga këta zullumqar që e kanë marrë hakun e kalifatit nga Aliu dhe të qëndrojmë larg veprave të tyre, ashtu sikur që janë ndarë tani prej neve. Allahu i Madhëruar do t’ua tregojë të dy grupeve veprat e tyre në formë të dëshpërimit dhe ata nuk do të dalin nga zjarri”.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 185

 “...Allahu dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju...”

 

 

Imam Muhamed Bakiri ka thënë:

“Lehtësimi është Urdhëruesi i Besimtarëve, Aliu, ndërsa vështirësia janë ata që e kanë marrë hakun e tij të kalifatit nga dora e tij”.

Në një rrëfim tjetër thuhet:

“Lehtësimi është velajeti i Imam Aliut ndërsa vështirësia është kundërshtimi i tij dhe miqësimi i armiqve të tij”.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 189

“Nuk është mirësi të hyni nga mbrapa në shtëpitë, mirësi është të bëheni të devotshëm. Në shtëpitë hyni kah dyert e tyre dhe kini frikë Allahun, që të gjeni shpëtim”.

 

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Trashëgimtarët e të Dërguarit(s.a.v.) janë dyert që të qojnë te Allahu. Sikur të mos ishin ata, nuk do të njihej Allahu i Madhëruar. Edhe Allahu i Madhëruar do t’i paraqes ata si dëshmi ndaj robërve”.

 

Në një vend tjetër, Imam Xhafer Sadiku thotë:

“Ehli Bejti i Muhamedit (s.a.v.) janë dyert e Allahut. Ata janë rruga e Allahut, thirrësit kah Xheneti, prijësit e thirrjes dhe treguesit e rrugës së Xhenetit deri në Ditën e Kiametit."

Imam Muhamed Bakiri ka thënë:

“Shtëpitë janë Imamët e Ehli Bejtit. Ndërsa, dyert janë dyert që shkojnë tek ata”.

Në një vend tjetër, Imam Muhamed Bakiri ka thënë:

“Ne jemi dëshmitë dhe dyert e Allahut, ne jemi gjuha me të cilin flet Allahu dhe fytyra e Tij e përhershme. Ne jemi syri me të cilin Allahu ju shikon dhe përmes neve zbatohen urdhrat e Tij mbi robërit”.

 

Njëri e pyeti Imam Aliun për kuptimin e ajetit Nuk është mirësi të hyni nga mbrapa në shtëpitë.

Imam Aliu iu përgjigj:

“Ne jemi dyert për të cilët Allahu ka urdhëruar që të hyni. Ne jemi dyert dhe shtëpitë për të cilët Allahu ka urdhëruar që të hyni. Kush e jep betimin ndaj neve dhe hyn nën velajetin tonë, me të vërtetë keni hyrë kah dyert në shtëpi. Kush na kundërshton dhe i konsideron të tjerët mbi neve, padyshim ka hyrë nga mbrapa në shtëpi”.

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Një ditë ishte duke rënë shi në Medine. Mbasi që u ndal shiu dhe u paraqit dielli, i Dërguari (s.a.v.) doli jashtë bashkë me Ensarët dhe Muhaxhirët, dhe u ulën në një vend. Duke qenë të ulur, aty mbërriti Imam Aliu. Kur e vërejti këtë i Dërguari (s.a.v.), iu drejtua atyre që ishin ulur afër tij: ‘Ky që po ju vjen drejt juve është me zemër të madh dhe duar të pastër. Ky është Aliu, që është i përkryer dhe që e flet të vërtetën. Malet mund të luajnë nga vendi por ai nuk kthehet kurrë nga feja e tij’. Kur Imam Aliu u afrua te Resulullahu dhe u ulë afër tij, ai vazhdoi:

“O Ali! Unë jam qyteti i diturisë dhe ti je dera e qytetit. Kush hyn në qytet kah dera, ai ka hyrë brenda qytetit. O Ali! Ti je dera me të cilën mbërrihet deri te unë dhe unë jam dera e Allahut. Kush vjen te unë prej ndonjë vendi tjetër jashtë teje, kurrë nuk do të mbërrijë tek unë. Kush dëshiron që të mbërrijë te Allahu prej ndonjë vendi jashtë meje, kurrë nuk do të mbërrijë te Ai!’. Disa prej tyre që ishin të pranishëm, thanë në mes veti: ‘Çka po synon me këto fjalë. Le të flet për Aliun nga Kurani’ Atëherë, Allahu i Madhëruar e zbriti këtë ajet: Nuk është mirësi të hyni nga mbrapa në shtëpitë..."

 

Sikur që të dërguarit e mëhershëm që kanë shkuar nga kjo botë në botën e përhershme, ashtu edhe i Dërguari (s.a.v.) ynë e dinte se një ditë do të ndahet nga ky ymmet. Të gjithë të dërguarit e mëhershëm e kanë lënë nga një trashëgimtar ashtu që të mos humben e shpërndahen ymmetet e tyre.

 

Ky trashëgimtar gjithnjë ka qenë më i dijshmi i ymmetit. Nuk është e mundur që të mendohet që Allahu të jetë i kënaqur me një kalifi të një ymmeti, dituria e të cilit është e mangët apo që ka nevojë për dituri. Prandaj, kalifi që do të vijë në krye të ymmetit duhet medoemos të jetë një personalitet që do t’i zgjidhi të gjitha problemet e tyre. I Dërguari (s.a.v.) na ka njoftuar me Imam Aliun, personaliteti i të cilit i përmban këto veti, përmes fjalëve të tij të bekuara:

“Unë jam qyteti i diturisë dhe Aliu është dera e tij. Çdokush që dëshiron që të arrijë te qyteti i diturisë, le të vijë te dera e qytetit”.

 

Me këto fjalë të qarta ua ka bërë me dije ymmetit se ku duhet që të kapen mbas tij. Mbas të Dërguarit (s.a.v.) ymmeti e braktisi Imam Aliun dhe në vend të Imam Aliut, ia dha betimin tjetrit, njëjtë sikur atëherë kur Musa (a.s) shkoi malin e Turit dhe në vendin e tij e kishte lënë Harunin (a.s) si zëvendës, ndërsa bijtë e Israelit e braktisën atë dhe e pasuan Samirin. Sa turp për këtë ymmet që e kishte përsëritur gabimin e popujve të mëhershëm. 

Në shumë hadithe të sakta të të Dërguarit (s.a.v.) na është bërë me dije qartë se Imam Aliu është më i dijshmi brenda ymmetit.

 

Do t’i përmendim disa prej tyre:

“O Fatime! A je e kënaqur që të martoj me dijetarin më të madh dhe më të mbarin brenda ymmetit!”.

Në një hadith tjetër thotë:

“Gjyqtari i ymmetit është Aliu”.

Sahabet kishin pranuar edhe gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.), si edhe mbas tij, se Imam Aliu ishte më i dijshmi në mesin e tyre. Abdullah bin Abbasi ka thënë: Dituria ime dhe e tërë sahabeve krahasuar me diturinë e Aliut është sa një pikë krahasuar me shtatë dete. Një fjali e famshme e Ymerit thotë: “Gjyqtari i juaj është Aliu” ose në një vend tjetër ka thënë: “Sikur të mos ishte Aliu, Ymeri do të shkatërrohej”. Prej kësaj mund të kuptojmë se grada e tij brenda ymmetit ishte më e larta. 

 

Një dashamir i Ehli Bejtit erdhi te Imam Xhafer Sadiku dhe e pyeti:

‘Ata që po ju kundërshtojnë juve po shoh se janë duke bërë adhurim, se kanë frikë nga Allahu dhe se janë duke bërë ixhtihad. Athua do t’u ndihmojnë atyre këto?’

Imami iu përgjigj: “Gjendja jonë e Ehli Bejtit është njëjtë sikur gjendja e Ehli Bejtit gjatë kohës së bijve të Israelit. Në atë kohë, nëse njëri prej Ehli Bejtit kërkonte diçka nga Allahu, gjendej në ixhtihad dhe i bënte lutje Allahut dyzet ditë me radhë, Allahu ia plotësonte dëshirën e tij. Edhe një person ishte lutur dyzet ditë me radhë por Allahu nuk ia pranoi lutjen dhe ai shkoi te Isa (a.s) e ia tregoi se çka i kishte ndodhur.

Isa (a.s) mori abdes, e fali namazin dhe pastaj i bëri lutje Allahut. Allahu ia shpalli atij: “O Isa! Ky rob që më ka bërë lutje nuk erdhi tek Unë nga ajo derë që kam urdhëruar që të hyhet. Duke më lutur Mua, ai kishte dyshim lidhje me ty në zemrën e tij. Nëse një rob i tillë Më lutet përderisa t’i shkëputen qafa dhe gishtërinjtë, prapëseprapë nuk do t’i përgjigjem lutjes së tij”. Atëherë, Isa (a.s) u kthye kah personi që i kishte ardhur dhe tha: “A po dyshon në të Dërguarin e Tij duke kërkuar prej Tij?”. Ai tha: “O shpirti dhe fjala e Allahut! Me të vërtetë i kam pasur këto dyshime në lidhje me ty. Tani po kërkoj nga ti që t’i lutesh Allahut për largimin e tyre nga zemra ime”. Isa (a.s) bëri lutje dhe Allahu ia asgjësoi atë dyshim, e pastaj ia pranoi lutjen e tij. Ja, kështu është haku i Ehli Bejtit. Kush i lutet Allahut duke pasur dyshim në zemrën e tij në lidhje me neve, padyshim që lutja e tij nuk do të pranohet."

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 199 

“Pastaj kthehuni andej kah kthehen njerëzit”

 

 

Imam Ali Zejnel Abidini ka thënë:

“Njëri shkoi te Imam Aliu dhe e pyeti:

“Nëse ke dituri, atëherë më trego se kush janë njerëzit, kush janë ata që i ngjasojnë njerëzve dhe kush janë ata që e kanë formën e njerëzve por që janë më afër shtazëve. Imam Aliu iu drejtua Imam Hysejnit që ishte ulur afër tij, dhe tha: ‘O Hysejn! Përgjigju këtij personi’. Imam Hysejni tha: ‘Ke pyetur për njerëzit, ata jemi ne. Sepse, Allahu i Madhëruar ka thënë në Kuran: Silluni aty ku sillen njerëzit. Resulullahu (s.a.v.) i ka larguar njerëzit nga të këqijat. Ke pyetur për ata i ngjasojnë njerëzve, ata janë ithtarët tanë dhe që na duan neve dhe njëkohësisht janë prej neve. Për këtë arsye, Ibrahimi (a.s) ka thënë: ‘E kush më pason mua, ai është i imi’ (Ibrahim, 36). Ndërsa, ata që e kanë formën e njeriut dhe që janë më afër shtazëve, ata janë këta (bëri shenjë me dorë) grupet e zeza: ata janë sikur shtazët katërkëmbësh, madje edhe më të ulët”

 

Imam Hysejni bëri me shenjë kah njerëzit që kalonin afër tij. Sepse ky popull e kishte harruar testamentin e të Dërguarit të tyre dhe nuk e kishte përfillur atë. Ky popull i braktisi Imamët e Ehli Bejtit që ishin lënë amanet dhe shkuan mbas atyre njerëzve që nuk e kanë vlerën as sa thoni i tyre. Për këtë arsye, Imami i ka ngjasuar ata me shtazët, madje edhe me më të ulët sesa shtazët. Allahu në Librin e Tij thotë: “A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta” (Furkan, 44)

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 207

 “Prej njerëzve ka të tillë që e flijojnë veten për hir të kënaqësisë së Allahut. Dhe, Allahu është shumë i mëshirshëm për robërit e vet”

 

 

Imam Ali Zejnel Abidini ka thënë:

“Kur migroi i Dërguari (s.a.v.), Imam Aliu hyri në shtratin e tij dhe e kishte flijuar jetën e tij për të Dërguarin (s.a.v.)”. 

 

Sikur që e dimë, në atë kohë kur i Dërguari (s.a.v.) e bëri migrimin prej Mekës në Medine, idhujtarët kishin vendosur që ta vrasin atë. I Dërguari (s.a.v.) ia bëri me dije Imam Aliut për vendimin e tyre dhe i tha që të shtrihet në shtratin e tij. Imam Aliu u shtri në shtratin e tij pa mëdyshje dhe pa hezituar aspak, dhe ishte i gatshëm që jetën e tij ta flijojë për jetën e të Dërguarit (s.a.v.). Se sa e pakrahasueshme dhe e sinqertë ishte ky flijim, na e tregon i Dërguari (s.a.v.) kështu:

 

“Mëngjesin e asaj dite kur dola nga Mekja dhe shkova në shpellë, më erdhi Xhebraili. Atij i thashë: ‘O i dashuri im Xhebrail! Po të shoh shumë të gëzuar’. Xhebraili tha: ‘O Muhamed! Si mos të jem i gëzuar, kur Allahu e nderoi trashëgimtarin, vëllanë dhe Imamin e ymmetit, Aliun’. Unë e pyeta: ‘Si e nderoi vëllanë tim Aliun?’. Xhebraili më tha: ‘Allahu u krenua me vëllanë tënd Aliun përpara engjëjve, duke thënë: O engjëjt e mijë! Shikojeni dëshminë Time mbi njerëzit (Aliun) mbas të Dërguarit Tim! E flijoji jetën e tij dhe e shtriu në tokë fytyrën e tij për hir të madhështisë Sime. Po ju mbaj juve si dëshmitar që ai është Imami dhe i afërmi (mevla) i krijesave!” 

 

Në një rrëfim tjetër, Allahu i kishte thënë Xhebrailit (a.s) dhe Mikailit (a.s):

‘Sikur të kisha dashur që ta zgjas jetën e njërit prej juve duke marrë nga jeta e tjetrit, cili prej juve kishte flijuar për shokun e tij?’. Të dytë, Xhebraili (a.s) dhe Mikaili (a.s), kishin dëshirë  që të jetoni gjatë dhe Allahu i Madhëruar u tha atyre: ‘Pse nuk keni vepruar sikur vëllai i habibit Tim, Aliu? Aliu e flijoi jetën e vet për hir të vëllazërisë me habibin Tim dhe u shtri në shtratin e tij. Menjëherë shkoni afër tij dhe mbrojeni nga sherri i dushmanëve’. Dhe, të dytë shkuan afër Imam Aliut. Njëri qëndroi te këmbët e tij dhe tjetri te koka e tij. Atëherë, Xhebraili (a.s) tha: “Kush është sikur ti, o Ali bin Ebi Talib? Allahu krenohet me ty përpara engjëjve!”

 

Gjatë tefsirit të këtij ajeti e kemi përmendur migrimin e Resulullahut (s.a.v.). Në tefsiret e vëllezërve tanë synnit, në këtë ngjarje është përmendur shumë Ebu Bekir bin Ebu Kuhafe. Është munduar shumë që të paraqitet si një virtyt dhe një ngjarje e pashembullt historike fshehja e Ebu Bekrit bashkë me të Dërguarin (s.a.v.) në shpellë. Këtu, ne dëshirojmë që ta paraqesim të vërtetën duke mos u bazuar në librat shiite. Qëllimi i ynë nuk është që ta tregojmë si të lig apo dashakeq Ebu Bekrin.

 

Dëshira e jonë është që ta paraqesim të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, për ata që janë ashik. Në një hadith të saktë, Abdullah bin Abbasi, që konsiderohet si myfesiri (interpretuesi i Kuranit) i ymmetit, ka thënë: “Aliu e kishte shitur jetën e tij në rrugën e Allahut. Ai ishte mbuluar me rrobat e të Dërguarit (s.a.v.), kishte hyrë në shtratin e tij dhe kur Ebu Bekri hyri në dhomë mendoi se në shtrat ishte shtrirë i Dërguari (s.a.v.), dhe thirri:

“O Resulullah!”. Aliu i tha atij: “I Dërguari i Allahut ka shkuar në drejtimin e filan shpellës. Nxito drejt tij”. Ebu Bekri e arriti të dërguarin dhe hyri bashkë me të në shpellë”.

 

Ky hadith mund të lexohet në librin “Musned” të imamit të mez-hebit hanbelit, imam Ahmed bin Hanbelit; në librin “Müstedrik” të shejhit të hadithit, Hakim Tabaranit; në librin “Hasais” të pronarit të sahihut Neseiut; në librin “Mu’xhem-ul Kebir” të hafëz Taberanit; dhe madje edhe Zehebi, i cili njihet si fanatik, e ka pranuar këtë hadith si “sahih”.

 

Si do të ndikojë ky hadith sahih në virtytin e Ebu Bekrit te ngjarja e shpellës? Librat e tefsirit dhe të historisë na tregojnë se Ebu Bekri, në marrëveshje me të Dërguarin (s.a.v.), kishte dalë nga Mekeja bashkë me të Dërguarin (s.a.v.). Madje, disa historian të famshëm kanë shkruar se i Dërguari (s.a.v.) ia kishte treguar Ebu Bekrit më herët se do të migrojë bashkë me të dhe se Ebu Bekri kishte qarë nga gëzimi. Këtë mund ta lexoni në librin e shquar “El kamil fit-Tarih” të autorit Ibn ul Esir. Duke u bazuar në hadithin sahih që e cekëm më lart, është e mundur që të nxjerrim në pah fytyrën e vërtetë të shpifjeve që janë shkruar në librat e tefsirit dhe të historisë.

 

 Sipas rrëfimeve që vijnë nga imamët e Ehli Bejtit, Ebu Bekri nuk ka marrë asnjëherë ndonjë premtim prej të Dërguarit (s.a.v.) se do të migrojë bashku me të dhe, përkundrazi, ai nuk ishte i informuar për asgjë. Sepse, i Dërguari (s.a.v.) kishte dituri për karakterin e personalitetit të Ebu Bekrit. Por, kur Ebu Bekri filloi që ta ndjekë fshehtas të Dërguarin (s.a.v.), atëherë i Dërguari (s.a.v.) nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta marrë me vete. Rrëfimet e imamëve të Ehli Bejtit na tregojnë se ngjarja kishte ndodhur në këtë mënyrë. 

 

Por, hadithi i mësipërm na tregon haptas se idhujtarët e kishin rrethuar shtëpinë e të Dërguarit (s.a.v.) dhe mu në atë moment Ebu Bekri hyri brenda dhe e thirri të Dërguarin (s.a.v.)! Kjo gjendje na detyron që të mendojmë keq për Ebu Bekrin. Si ka mundur që të hyjë brenda Ebu Bekri kur jashtë ishin idhujtarët?

A nuk i vërejti idhujtarët Ebu Bekri? Apo, a nuk e vërejtën Ebu Bekrin idhujtarët? Nëse është një njeri i të Dërguarit, si është e mundur që idhujtarët të mos e sulmojnë atë? Sepse, sikur që kanë shkruar historianët, Imam Aliu ishte caku i sulmit të idhujtarëve, i cili ishte shtrirë në shtratin e të Dërguarit (s.a.v.)! Një grup që ishte duke e sulmuar një person që ishte shtrirë brenda pse nuk e preki Ebu Bekrin që kaloi afër tyre? Qëllimi i parashtrimit të këtyre pyetjeve është vetëm shpjegimi i së vërtetës. Ne e respektojmë pikëpamjen dhe dashurinë e çdonjërit. Çdokush mund ta dashurojë atë që dëshiron.

 

Këtu dëshirojmë që të paraqesim ajetin, të cilën interpretuesit e Kuranit e cilësojnë si virtyt për Ebu Bekrin: 

 

“Nëse ju nuk e ndihmoni atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar Allahu. Kur ata që nuk besuan e nxorën atë, ai ishte vetë i dyti; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut (Ebu Bekrit) të vet: “Mos u pikëllo (friko), Allahu është me ne!” E Allahu zbriti qetësi atij (të Dërguarit), e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë...” (Tevbe, 40)

 

Nëse e analizojnë në mënyrë të paanshme këtë ajet, do të vërejmë se nuk përmban asnjë virtyt për Ebu Bekrin. I Dërguari (s.a.v.) i tha Ebu Bekrit “Mos u pikëllo” dhe prej kësaj rrjedh se Ebu Bekri ishte i frikësuar në atë moment. Këtu nuk mund të flasim për virtytin e Ebu Bekrit. Përveç kësaj, zbritja e qetësisë (sekine) vetëm një personi, e bën më të komplikuar gjendjen. Sekine do të thotë: qetësim, rehati e shpirtit. Të mendojmë se qetësia është zbritur vetëm për Ebu Bekrin nuk është asgjë tjetër veçse kotësi dhe në kundërshtim me ajetet e tjera të Kuranit.

 

Sepse, në ajetet tjera, Allahu thotë: 

“Ata që nuk besuan ndezën në zemrat e tyre euforinë dhe atë kryelartësi injorante (pagane), por Allahu zbriti qetësinë mbi të dërguarin e tij dhe mbi besimtarët. Dhe ata i ndali mbi fjalën e devotshmërisë, pse ata ishin më me meritë për të dhe më të zotët e saj. Allahu është i gjithëdijshëm për çdo send”. (Fetih: 26)

“Pastaj Allahun zbriti qetësinë e vet mbi të dërguarin e Tij dhe mbi besimtarët, zbriti një ushtri që ju nuk e patë... (Tevbe, 26) 

“Ai është që në zemrat e besimtarëve zbriti qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin...” (Fetih, 4)

 

Nga ajetet mund të kuptojë qartë se qetësia (rehatia) po zbret së pari mbi të Dërguarin (s.a.v.) dhe pastaj tek besimtarët. Atëherë, nëse kanë qenë dy persona në shpellë, mbi të cilin ka zbritur qetësia?

 

Nëse themi se qetësia ka zbritur vetëm e vetëm për Ebu Bekrin, atëherë do të vijmë në kundërshtim me kuptimet e ajeteve të mësipërm, sepse Ebu Bekri do të lartësohet mbi të Dërguarin (s.a.v.) dhe njëkohësisht duhet që të dyshojmë në lidhje me imanin e të Dërguarit (s.a.v.). Në të kundërtën, nëse themi se qetësia ka zbritur mbi të Dërguarin (s.a.v.), atëherë duhet që të dyshojmë në imanin e Ebu Bekrit. Sepse, çdoherë që ka zbritur qetësia, çdoherë ka zbritur bashkërisht mbi të Dërguarin (s.a.v.) dhe besimtarët. Analiza e mirëfilltë e këtij rasti nuk është ndonjë gabim apo mëkat. Ajetet e Allahut janë të qarta. Kush do beson dhe kush nuk do vazhdon pabesimin e tij. 

 

Të përmendurit e Ebu Bekrit si ‘pronari’ i të Dërguarit në shpellë nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse një gjë qesharake. Sepse, në lidhje me As-habi Kehfin Allahu thotë: “A mos mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme?” (Kehf, 9). Sikur që e dimë, në mesin e të vendosurve të shpellës gjendej edhe një qen. Allahu na i përmend të vendosurit e shpellës si një argument dhe ekzistimi i qenit në mesin e tyre nuk do të ndikojë aspak në vlerën e argumentit. Çka mund të argumentojë përmendja e ndonjë virtyti të atij qeni? Është e pakuptimtë dhënia e virtytit një qeni vetëm se gjendet afër personave të bekuar.

Pronarët e vërtetë të virtytit janë besimtarët që gjenden brenda shpellës. Njëjtë, është e pakuptimtë dhe larg prej mendjes që përmendja e Ebu Bekrit si ‘pronar’ të mund të kuptohet si virtyt ndaj tij. Se ku gjendet virtyti brenda ajetit të lartpërmendur, këtë na e bëjnë të qartë ajetet që e shpjegojnë qetësinë. Të gjenden dy persona në shpellë dhe vetëm njëri prej tyre të ketë virtyt, dhe të themi se ky është Ebu Bekri, do të thotë mohimi i të Dërguarit (s.a.v.); por, nëse themi se ai është i Dërguari (s.a.v.) atëherë, Ebu Bekri do të dalë nga imani.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 208

“O ju që besuat, hyni në paqe të gjithë përnjëherë dhe mos i ndiqni hapat e shejtanit, sepse ai është armiku juaj i hapët”.

 

 

Imam Muhamed Bakiri ka thënë:

“Paqja është Ehli Bejti i Muhamedit (s.a.v.). Allahu ka urdhëruar që të hyhet tek ata.

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Allahu urdhëron që të hyjnë në paqe. Me këtë ka bërë të ditur njohjen tonë”.

 

Imam Aliu ka thënë:

Dituria që ka ekzistuar te Ademi dhe te të gjithë të dërguarit tjerë dhe me të cilën ata kanë fituar virtyt, e njëjta dituri ekziston edhe te pasardhësit (Ehli Bejti) e të dërguarit të fundit, Muhamedit (s.a.v.). Pse po endeni si të shthurur? Ku do të shkoni? O grupi i pasardhësve që kanë shpëtuar në anije! Ne jemi sikur anija në të cilën kanë hipur ata që kanë shpëtuar nga përmbytja. Do të shpëtojnë ata që mbahen për neve dhe mjerë për hallin e atyre që na braktisin! Ne jemi sikur As-habi Kehfi, dera e shpëtimit dhe dera e paqes... hyni në paqe të gjithë përnjëherë dhe mos i ndiqni hapat e shejtanit!”

Imam Xhafer Sadiku ka thënë: “Me thënien hyni në paqe të gjithë përnjëherë nënkuptohet: O ju që keni besuar, hyni të gjithë përnjëherë te velajeti i Ali bin Ebi Talibit dhe mos i ndiqni hapat e shejtanit, gjegjësisht mos i pasoni të tjerët”.

Imam Muhamed Bakiri ka thënë: “hyni në paqe të gjithë përnjëherë do të thotë hyni në velajetin e Ehli Bejtit tanë”

Imam Xhafer Sadiku ka thënë: “Me paqe nënkuptohet velajeti i Imam Aliut. Ndërsa hapat e shejtanit janë ata që e kanë marrë kalifatin nga Aliu” 

 

Në një rrëfim tjetër thuhet: “Hapat e shejtanit janë kalifi i parë dhe i dytë”.

 

I Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“Më ka treguar Xhebraili, ai nga Mikalili, ai nga Israfili dhe ai nga Kalemi: Allahu i Madhëruar ka thënë: Velajeti i Ali bin Ebu Talibit është kalaja ime. Çdokush që hyn në këtë kala, do të shpëtojë nga zjarri im."

Sipas ajetit të lartpërmendur, marrja e diturisë nga të tjerët apo përvetësimi i të tjerëve si udhëheqës, krahas Imamëve të Ehli Bejtit, cilësohet si pasimi i hapave të shejtanit. Përveç kësaj, hyrja në velajetin e Ehli Bejti do të thotë hyrja në paqe, sepse aty ku gjenden Imamët e Ehli Bejtit nuk mund të ketë asgjë tjetër veçse paqe dhe drejtësi.

Detyra e vërtetë e myslimanit është pranimi i diturisë së fesë nga Imamët. Marrja e diturisë prej të tjerëve nuk është asgjë tjetër veçse pasimi i hapave të shejtanit. Dhe, faza e dytë dhe më e rëndësishme është përvetësimi i marifetit të Ehli Bejtit, që këtë e kanë arritur shumë pak njerëz.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 210

“Ata nuk janë duke pritur tjetër, por vetëm t'ju vijë Allahu, brenda hijeve në formë të resë, bashkë me engjëjt dhe çështja të jetë e kryer”.

 

 

Imam Aliu i tha Mejsem et-Tamirit, një robi të sinqertë prej mesit të sahabeve të tij:

“O Mejsem! Po të bëj me dije për një gjë që nëse e mohon atë, do të bëhesh jobesimtar, dhe nëse e pranon atë, do të bëhesh besimtar”. Pastaj, vazhdoi. “Unë jam Faruku, që e ndan të vërtetën nga e pavërteta. Unë jam ai që i kalon miqtë e mijë në Xhenet dhe armiqtë e mijë në Xhehenem. Unë jam ata që presin: Ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm t'ju vijë Allahu, brenda hijeve në formë të resë, bashkë me engjëjt dhe çështja të jetë e kryer”. 

 

 Në një rrëfim tjetër ka thënë: Urdhëruesi i Besimtarëve, Aliu, do të paraqitet në fundin e kohës dhe do ta tregojë fenë e vërtetë. Ai do ta ndajë të vërtetën nga e pavërteta, njerëzve do t’ua tregojë për hakun e tij prej krijimit të botës deri në atë kohë dhe do të sjellë përpara tij shejtanin dhe të gjithë ithtarët e tij, dhe pastaj do t’i shkatërrojë të gjithë. (Rrëfimet nga Imamët e Ehli Bejtit) 

 

Shpjegim:

Në librat e njohura synnite është përmendur se drita e Imam Aliut ka ekzistuar para ekzistimit të Ademit (a.s). Këtë e ka përmendur edhe imami i mez-hebit hanbelit, Ahmed bin Hanbeli, në librin e tij ‘Musned’ dhe shumë dijetar autentik e kanë konfirmuar këtë. Këto lloje të shpjegimeve mund t‘i hasim edhe te rrëfimet e imamëve të Ehli Bejtit. Atëherë, nuk është e drejtë që të mohojmë ekzistimin e Ehli Bejtit në çdo kohë dhe në çdo moment.

Askush të mos dyshojë në atë se Ehli Bejti do ta bëjë edhe llogaridhënien në fundin e kohës. Sepse, Allahu ua ka dhënë atyre llogaridhënien. Allahu i Madhëruar ia jep kujt të dojë virtytin dhe mëshirën e Tij. Aq më tepër, duke qenë se këta janë më të lartësuarit e krijesave, pse të mos ua jep atyre dhënien e llogarisë së njerëzve?

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 238

“Vazhdoni rregullisht namazet, e edhe namazin e mesëm. Dhe qëndroni me përulje përpara divanit të Allahut”.

Imam Xhafer Sadiku ka thënë: “Me namazet nënkuptohen Resulullahu (s.a.v.). Urdhëruesi i Besimtarëve Aliu, Fatimja, Hasani dhe Hysejni. Me namazin e mesëm nënkuptohet Urdhëruesi i Besimtarëve Aliu. Ndërsa, qëndrimi me përulje përpara divanit të Allahut nënkuptohet nënshtrimi ndaj Imamëve të Ehli Bejtit”.

 

 

Shpjegimi:

Këtu do të jetë gabim që të nxjerrim përfundimin se namazi përbëhet vetëm prej përmendjes së emrave të Imamëve të Ehli Bejtit dhe të Dërguarit (s.a.v.).  Me këtë rrëfim është dashur që të dëshmohet se vetëm namazi i personit i cili është në dijeni për njohjen e Ehli Bejtit është namazi i drejtë. Kuptimi i kësaj është ky: Nëse nuk e njeh Ehli Bejtin dhe nëse nuk ke hyrë në velajetin e tyre, namazi nuk do të ketë asnjë vlerë. Kjo është një çështje e rëndë dhe njëkohësisht e vërtetë dhe hak. Velajeti i Ehli Bejti është një shtyllë esenciale e Islamit.

 

Me të vërtetë, mohimi apo braktisja e kësaj shtylle do të thotë mohimi i shtyllave tjera esenciale. I Dërguari (s.a.v.) na ka njoftuar për rëndësinë e Ehli Bejtit gjatë tërë kohës dhe në shumë vende na ka thënë që të lidhemi për ata. Çfarë mund të jetë vlera e një namazi të një myslimani nëse nuk e di se kush është Ehli Bejti? Dhe, pse t’i mohojë ata, ai që gjatë namazit të tij në çdo moment sjellë salavate mbi ata. Pse një mysliman nuk dëshiron që ta njohë Al-i Muhamedin kur gjatë çdo namazi, para se ta përfundojë atë, thotë: “Allahumme salli ala Muhammad’in ve ala Al-i Muhammed’in...”.

 

Duke qenë namazi prej shtyllave të fesë, pse janë nxjerrë prej themeleve të fesë ata, që emrat e tyre përmenden në namaz? Nëse i pyet 99% të synnitëve për Ehli Bejtin, nuk do të dinë të përgjigjen. Me Ehli Bejtin është vepruar deri më sot sikur të kishin takuar vetëm një grupi të caktuar. Në tefsirët e famshëm të dijetarëve synnit Zamahsheri dhe Fahredin er-Razi, në lidhje me Ehli Bejti shkruan: 

 

“Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, do të vdes si shehid.

Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, do të vdes i falur.

Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, do të vdes si ai që ka bërë tevbe (pendim).

Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, do të vdes me shkallën e imanit të përkryer.

Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, engjëjt e vdekjes Munkeri dhe Nekiri, do ta përgëzojnë me Xhenet.

Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, do të hyjë në Xhenet sikur nusja kur hynë në natën e parë të martesës.

Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, nga varri i tij do të hapen dy dyer për në Xhenet.

Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, ka vdekur si Ehli Synnet vel xhemat. 

Çdo kush që vdes me urrejtje ndaj Ehli Bejtit, në ditën e Kiametit në ballin e tij do të shkruajë: ‘Është larg prej mëshirës së Allahut’.

Çdo kush që vdes me urrejtje ndaj Ehli Bejtit, do të vdes si jobesimtar.

Çdo kush që vdes me urrejtje ndaj Ehli Bejtit, padyshim nuk do ta ndiejë erën e Xhenetit”

 

Në dy librat autentik të dijetarëve synnit mund të gjejmë një rrëfim të tillë por është vështirë të gjejmë dashurinë për Ehli Bejtin brenda xhematit. Njëkohësisht, imami i mez-hebit shafi, Idris esh-Shafi, në një poezi ka thënë:

“O Ehli Bejti i Resulullahut

Dashuria për ju është bërë farz në Kuran

Për lartësinë e juaj mjafton të dimë se

Nuk ka namaz ai që nuk lexon salavat për ju”

Besoj që e keni kuptuar se nuk mund të thuhet Ehli Bejti e të mos ndalemi aspak. Nuk mund të jetë e drejtë një mendim islam pa Ehli Bejtin.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 248

“...edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit...”

 

 

Imam Aliu ka thënë:

“Në gradën e të Dërguarit (s.a.v.), unë jam sikur Haruni që ka qenë në gradën e Musait. Dituria do të mbetet te pasardhësit tanë deri në fundin e botës”.

Thesari që ka mbetur, këtu shpjegohet se është vetëm dituria. Pra, Imamët janë pronarët e të gjitha diturive të mbledhura nga ana e të dërguarve dhe kjo do të vazhdojë kështu deri në ditën e Kiametit.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 249

 “…Allahu do t'ju sprovojë me një lumë…”

 

 

Abdullah bin Abbasi ka thënë:

“Ali bin Ebi Talibi ka një emër në Kuran që shumica e njerëzve nuk e dinë”. Njëri që ishte i pranishëm pyeti: “Cili është ai emër i panjohur?”. Abdullahu tha: “Allahu i Madhëruar i sprovoi Beni israilët me një lum kur shkuan për të luftuar kundër Talutit. Ky ymmet është sprovuar me Ali bin Ebi Talibin. Kush e pranon velajetin e Ali bin Ebu Talibit do të shpëtojë dhe kush heq dorë nga velajeti, do të shkatërrohet”.

 

Shpjegim:

“Të gjithë popujt e mëhershëm kanë kaluar nëpër sprova të rënda. Vetëm një numër i vogël i tyre kanë dhënë këto sprova dhe e kanë konfirmuar imanin e tyre. Ndërsa, shumica prej tyre e kanë humbur imanin e tyre. Allahu i Madhëruar i është drejtuar ymmetit në këtë mënyrë:

“Po ju menduat se do të hyni në xhenet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush?” (Bekare, 214).

 

Sikur që është shprehur qartas, ky ymmet është sprovuar përmes provave të ndryshme dhe është duke u sprovuar ende. Sprova më e madhe është pranimi apo mospranimi i kalifatit të Imam Aliut.

 

Sikur që edhe e dini, shumica e ymmetit ka humbur gjatë kësaj sprove. Njëjtë, sikur atëherë kur Haruni (a.s) u caktua si kalif i Musës (a.s) për dyzet ditë. Kur u kthye Musa (a.s) ymmeti i tij kishte dalë nga feja, i adhuronin idhujt dhe e vritnin njëri tjetrin. Edhe ky ymmet nuk veproi ndryshe. Menjëherë mbas ndërrimit jetë të të Dërguarit (s.a.v.), e harruan testamentin e tij dhe e braktisën kalifin e vërtetë, Imam Aliun. Kjo sikur nuk po mjafton dhe i mbytën edhe të gjithë imamët, një nga një. Cili është dallimi në mes këtij ymmeti dhe atij të Beni Israelit?

Ata i kishin shpallur luftë të dërguarve të tyre. E ky ymmet çka ka bërë?

Në një hadith ‘sahih’, i Dërguari (s.a.v.) bëri me shenjë kah Imam Aliu, Fatimja, Hasani dhe Hysejni, që qëndronin nën hije, dhe tha: “Ata që janë në paqe me këta, edhe unë jam në paqe me ata. Ata që janë në luftë me këta, edhe unë jam në luftë me ata!”. A nuk luftoi ymmeti mbas të Dërguarit (s.a.v.) kundër Imam Aliut?

Nëna jonë Fatimja a nuk vdiq e re menjëherë mbas të Dërguarit (s.a.v.) në një gjendje të mjeruar ?

A nuk u helmua Imam Hasani me urdhrin e Muavijes? A nuk u vra në mënyrë mizore e të përgjakshme Imam Hysejni në shkretëtirën e Kerbelasë?

 

Cili është dallimi në mes këtij ymmeti dhe të atyre të mëhershëm? Çuditemi me ata që janë kapluar nga iluzionet roze dhe flasin nëpër televizorë e gazeta për virtytet e ymmetit. Kjo verbëri është sikur ajo për të cilën Allahu ka thënë:

“Ata janë të shurdhër, nuk kanë gjuhë, janë të verbër, ata nuk kuptojnë” (Bekare, 171)

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 253

“Këta janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët... E sikur të donte Allahu, nuk do të mbyteshin ndërmjet vete ata që ishin pas tyre, pasi që atyre u patën zbritur argumentet, por ata megjithatë u përçanë. E pati prej tyre që besuan dhe pati të tillë që nuk besuan,e sikur të dëshironte Allahu ata nuk do të mbyteshin, por Allahu punon çka dëshiron”

 

 

Njëri e kishte pyetur Imam Aliun për gjykimin dhe gjendjen e atyre që kanë luftuar kundër tij:

‘O Urdhëruesi i Besimtarëve! Ata që i luftuam i takonin fesë së njëjtë që i takojmë edhe ne. Ata i besojnë të dërguarit dhe librit të njëjtë sikur edhe ne. Si duhet që t’i emërojmë ata?’

Imam Aliu tha: ‘Ata i emëroni ashtu si ka emëruar Allahu në Librin e Tij’.

Pastaj, ai vazhdoi:

‘A nuk e ke dëgjuar se çka thotë Allahu në Kuran: “Këta janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët... E sikur të donte Allahu, nuk do të mbyteshin ndërmjet vete ata që ishin pas tyre, pasi që atyre u patën zbritur argumentet, por ata megjithatë u përçanë. E pati prej tyre që besuan dhe pati të tillë që nuk besuan,e sikur të dëshironte Allahu ata nuk do të mbyteshin, por Allahu punon çka dëshiron”.

Për këtë arsye, u paraqit mosmarrëveshja në mes neve dhe atyre. Ne u bëmë në anën e Allahut, të dërguarit, librit dhe të hakut. Ne besuan dhe ata devijuan në pabesim. Vdekjen e tyre Allahu e realizoi përmes dëshirës së Tij’

 

Lexues të nderuar, ne ua lëmë gjykimit të ajetit të mësipërm gjendjen e atyre që e kanë hapur plagën më të madhe dhe më të thellë në histori duke u munduar që ta paraqesin si një përfundim të një ixhtihadi luftën në mes Hz Aliut dhe Muavijes. Ajeti na bën me dije se janë duke gënjyer ata që pretendojnë se është ruajtur imani i të dy grupeve. Shkaqet e zvarritjes së këtij ymmeti në moçalishte janë shumë të vjetra. Në kohërat e vjetra, shumica e këtij ymmeti ishte në devijim dhe nuk kanë bërë asgjë tjetër përpos që i kanë mbrojtur ata që kanë luftuar kundër imanit. Pa e përmirësuar gabimin e nefsit tonë nuk mund të presim që të ndryshojë rrethina e jonë, duke shkuar prej të keqes kah e mira.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 255

 “Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij?”

 

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë: “Ne jemi ata që do të ndërmjetësojnë me lejen e Tij”.

Padyshim që ndërmjetësuesit e këtij ymmetit janë Ehli Bejti. Të presim ndonjë ndërmjetësim pa Ehli Bejtin do të thotë mohimi i të Dërguarit (s.a.v.) dhe mosbesimi në Allah. Ky besim nuk do të sjellë asgjë.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 256

“Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e pavërteta. E kush nuk i beson të pavërtetat (tagutin) e i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. Allahu është dëgjues i dijshëm”.

 

 

I Dërguari (s.a.v.) i tha njërit prej sahabeve me emrin Huzajfe:

“O Huzajfe! Mbas meje, i epërmi juaj i zgjedhur është dëshmia e Allahut, Ali bin Ebu Talibi. Devijimi në pabesim kundrejt tij do të thotë devijimi në pasim kundrejt Allahut. Të hysh në shirk (ortakëri) ndaj tij do të thotë të hysh në shirk ndaj Allahut. Të dyshosh ndaj tij do të thotë të dyshosh ndaj Allahut. Kthimi i fytyrës ndaj tij do të thotë kthimi i fytyrës ndaj Allahut. Mohimi i tij do të thotë mohimi i Allahut.

Besimi ndaj tij do të thotë besimi ndaj Allahut. Sepse, ai është vëllai dhe trashëgimtari i Resulullahut dhe Imami i ymmetit. Ai është litari i fortë i Allahut që nuk këputet. Në lidhje me të do të shkatërrohen dy veta: Ata që i besojnë në mënyrë të tepërt dhe që mbesin mbrapa tij. Aliu nuk ka asnjë mëkat nga kjo gjendje. O Huzajfe! Mos e braktis Aliun sepse do të më braktisësh mua! Mos e kundërshto Aliun sepse do të më kundërshtosh mua. Aliu është prej meje dhe unë jam prej Aliut. Kush e pikëllon atë, më ka pikëlluar mua. Dhe, kush e ka marrë kënaqësinë e tij, e ka marrë kënaqësinë time!”

 

Resulullahu ka thënë:

“Imamët janë prej fëmijëve të Hysejnit. Kush i nënshtrohet atyre, i është nënshtruar Allahut. Kush i kundërshton ata, padyshim që e ka kundërshtuar Allahun. Ata janë lidhja e forta që nuk dinë të këputen. Ata janë mjete për të mbërritur deri te Allahu”.

 

Resulullahu ka thënë:

“Kush dëshiron që të kapet për një lidhje të sigurt, le të kapet për dashurinë e Ali bin ebi Talibit”.

 

Resulullahu ka thënë:

“Mbas meje do të paraqitet një nxitje e errët. Prej kësaj do të shpëtojnë vetëm ata që mbahen për lidhjen që nuk di të këputet. Njëri prej sahabeve e pyeti:

‘O Resulullah! Cila është ajo lidhje e fortë?’.

Resulullahu u përgjigj: ‘Ajo lidhje është velajeti i zotërisë së trashëgimtarëve’

Sahabeja pyeti: ‘O Resulullah! Kush është zotëria e trashëgimtarëve’

Resulullahu u përgjigj: ‘Ai është Urdhëruesi i Besimtarëve’.

Sahabeja pyeti: ‘Kush është Urdhëruesi i Besimtarëve?’

Resulullahu u përgjigj: ‘I Afërmi (mevla) i të gjithë myslimanëve dhe Imami mbas meje’.

Sahabeja pyeti: ‘Kush është i Afërmi (mevla) i të gjithë myslimanëve dhe Imami mbas teje’.

Resulullahu tha: ‘Ai është vëllai im Ali bin Ebu Talibi”.

 

Në bazë të ajetit të mësipërm dhe haditheve të lartcekura, dëshirojmë që të bëjmë këtë shpjegim:

I Dërguari (s.a.v.) na ka lënë testament që të mbahemi për të sigurtin dhe të pagabueshmin Imam Aliun, sipas urdhrit të Allahut. Në ajet Imam Aliu është cilësuar si lidhja e fortë ndërsa ata që e kundërshtojnë atë janë cilësuar si tagut. Atëherë, kush dëshiron që të mbahet për rrugën e drejtë, duhet që të mbahet për velajetin e Imam Aliut. Njëkohësisht, kush ndahet prej tij, e ka mbajtur rrugën e shejtanit. Dhe, Allahu dëgjon dhe i di ata që janë kundër këtij vasieti.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 257

“Allahu është i afërmi i atyre që besuan. Ata i nxjerr prej errësirave në dritë. E i afërmi i atyre që nuk besuan janë djajtë (tagut) që i nxjerrin ata prej drite e i hedhin në errësira. Ata janë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë”

 

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Allahu do t’i nxjerrë ithtarët tanë prej errësirave, duke ua falur mëkatet e tyre dhe duke i pastruar. Sepse, ata i kanë pasuar imamët e zgjedhur nga ana e Allahut. Ndërsa, jobesimtarët, sado që të shihen si të drejtë e të bindshëm, ata i kanë pasuar imamët zullumqar e të padrejtë, dhe për këtë arsye do të dalin nga drita e Islamit dhe do të hidhen drejt errësirës së xhehenemit. Aty do të mbesin përgjithmonë!”

 

Shpjegim: Kush janë ata që përmenden në këtë ajet, që do të dalin nga errësira dhe që do të hidhen në errësira? Qafirët zaten nuk kanë qenë asnjëherë në dritën e Islamit. Ata që përmenden këtu, së pari kanë hyrë në Islam dhe pastaj kanë dalë prej tij. Këta janë pra ata që nuk i kanë pasuar imamët e drejtë.

Ata që kanë hyrë më parë në Islam dhe që mbas ndërrimit jetë të të Dërguarit (s.a.v.) nuk i kanë pasuar imamët, ata janë që kanë dalë prej dritës dhe janë hedhur në errësirë. Sepse, tagutët, që janë kundërshtarët e Ehli Bejtit, i kanë nxjerrë ata nga Islami dhe duke i bërë për vete i kanë futur në errësira. Sikur që ymmeti nuk ka shpëtuar prej tagutëve të vjetër, ashtu nuk ka mundur që të shpëtojë edhe prej tagutëve të rinj.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 269

 “Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe …”

 

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Me fjalën urtësi (hikmet) në ajet nënkuptohet nënshtrimi ndaj Allahut dhe njohja e hak Imamit”. 

 

Shpjegim:

Sa është kusht nënshtrimi ndaj Allahut aq është kusht edhe njohja e hak Imamit. Kush i nënshtrohet hak Imamit, padyshim që i është nënshtruar të Dërguarit (s.a.v.). Sipas haditheve sahih, numri i Imamëve është dymbëdhjetë. Gjithashtu, është e sigurt në formë të sahihut, se të gjithë janë prej Kurejshëve. Po e vërejmë se vetëm dymbëdhjetë Imamët e Ehli Bejtit janë prej Kurejshëve. Jo që ne po kemi dëshirë që të jetë ashtu, por këtë po na e tregojnë librat e historisë përmes përshkrimeve sahih. Sepse, në lidhje me Kurejshët, i Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“Allahu i Madhëruar e ka zgjedhur Beni Hashimin prej Kurejshëve”.

 

Pra, brenda Kurejshëve është zgjedhur Beni Hashimi. Mu prej këtyre hashimitëve nuk ka tjetër trashëgimtar tjetër përveç Ehli Bejtit. Këtu nuk bëjnë pjesë as trashëgimtarët e Ebu Bekrit dhe të Ymerit. Njëkohësisht, këtë nuk duhet që ta shikojmë si një çështje të trashëgimisë familjare. Ne nuk po e pretendojmë këtë. Por, sipas vasietit që na është lënë, dymbëdhjetë hak imamët munden me qenë vetëm prej hashimitëve. Kjo është dëshira e të Dërguarit (s.a.v.) dhe njëkohësisht dëshira e Allahut.

 

I Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“Urtësia është ndarë në dhjetë pjesë. Nëntë pjesë i janë dhënë Aliut dhe një pjesë është shpërndarë në mesin e njerëzve”.

Një hadith i ngjashëm mund të lexohet në librin sahih të Tirmidhiut, ku thotë:

“Unë jam shtëpia e urtësisë dhe Aliu është dera e saj”.

Sikur që mund të kuptojmë nga hadithi, njëri prej elementeve më të nevojshme të Imamit është urtësia. Në këtë fushë, nuk mund të mohojmë se Imam Aliu është i pashoq. Duke dhënë kaq shumë shpjegime në lidhje me hakun e Imamit, pse të devijojmë kah rruga e tagutit?

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 274

 “Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë as pikëllim”

 

 

Imam Muhamed Bakiri ka thënë:

“Imam Aliu kishte katër dërhem. Njërin e shpërndau fshehtas, njërin haptas, njërin ditën dhe njërin natën”.

Ahlaki (mirësjellja, morali) i Imamëve të Ehli Bejtit ishte i tillë. Gjithnjë e shpërndanin pasurinë e tyre. Edhe besimtarët i edukonte ashtu që ta zotërojnë atë ahlak të njëjtë. 

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 285

 “I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët …”

 

 

I Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“Kur shkova në Miraxh, Allahu i Madhëruar më ka thënë: ’I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij’.

Unë thashë: ‘ashtu edhe besimtarët’.

Atëherë, Allahu më tha: ‘O Muhamed! Paqja qoftë mbi ty. E ke thënë të vërtetën. Kënd e ke zgjedhur prej ymmetit tënd që të kalojë në vendin tënd mbas teje?’.

Unë thashë: Më të mbarin prej të afërmve’. 

Allahu më tha: ‘A e ke zgjedhur Ali bin Ebu Talibin?’.

Unë thashë: ‘Po, ashtu është o Zoti im’.

Atëherë, Allahu i Madhëruar më tha: ‘O Muhamed! Shikova mbi sipërfaqen e Tokës dhe të zgjedha ty. Ty të dhashë një emër prej emrave të Mijë. Çdoherë që përmendem Unë, edhe ti  përmendesh. Unë jam Mahmudi ndërsa Ti je Muhamedi.

Pastaj, shikova edhe njëherë mbi sipërfaqen e Tokës dhe e zgjodha Aliun.

Atij ia dhashë një emër prej emrave të Mijë. Unë jam Alijul Ala (Më i lartësuari) dhe ai është i lartësuari, Aliu.

O Muhamed! Ty, Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Hysejnin ju kam krijuar prej dritës Sime si hije të dritës.

Pastaj ua prezantova velajetin e juaj qiejve dhe dy sipërfaqeve të tokës. Kush e pranoi velajetin tuaj, shpëtoi. Kush e mohoi velajetin tuaj, devijoi në humbje e pabesim.

O Muhamed! Nëse një rob më bën ibadet përderisa të prehet apo të shndërrohet në një enë të kalbur dhe të mos e pranojë velajetin e juaj, sigurisht që nuk do ta falë atë. Vetëm, nëse e pranon velajetin tuaj”.

Pozitat e vërteta të Ehli Bejtit mund ta kuptojmë nga ky rrëfim.

Sa bukur ka thënë Xhelaledin Rumi Mevlana: “Kur nuk ka ekzistuar toka dhe qielli, Aliu ka ekzistuar”.

Këto fjalë të Mevlanës janë ribotuar disa herë në librat e Ministrisë së Arsimit të Turqisë. 

Me ndihmën e Allahut, këtu po e përfundojmë tevilin dhe tefsirin e sures Bekare sipas Imamëve të Ehli Bejtit. I lutemi Allahut që lexuesit tanë të përfitojnë nga kjo. Shërbimi dhe ndihma nga ana e jonë ndërsa suksesi është nga Allahu.